news

Paralajmërimi i fortë i Netanyahu për Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të marrë një përgjigje shumë të ashpër

Kryem­i­nistri izraelit Ben­jamin Netanyahu ka par­ala­jmëru­ar dje Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit, qoftë drejt­për­drejt apo përmes gru­peve aleate, do të ishte “një gabim i tmerrshëm” dhe do të për­ballej me një përgjig­je “shumë, shumë të fuqishme”.

Në një inter­vistë për Fox News, Netanyahu deklaroi se për­fundi­mi i kon­flik­tit kërkon ose rrëz­imin e regjim­it iran­ian, ose pra­n­imin nga Teherani të kos­tos së poli­tikave të tij, të cilat, sipas tij, kanë sjel­lë desta­bi­liz­im në rajon.

Ai aku­zoi Iranin se kër­cënon jo vetëm Izraelin, por edhe Ara­binë Sau­dite, Bahreinin, Katarin, Kuva­jtin, Emi­ratet e Bashkuara Arabe dhe Jor­dan­inë Netanyahu tha se mbështet plotë­sisht për­p­jek­jet diplo­matike të pres­i­den­tit amerikan Don­ald Trump, por thek­soi se pro­gra­mi bërthamor i Iran­it duhet të mar­rë fund, “me mar­rëvesh­je ose pa mar­rëvesh­je”.

Kryem­i­nistri izraelit shpre­hu gjithash­tu mbështet­jen për propoz­imin e Trumpit për nor­mal­iz­imin e mar­rëd­hënieve mes Ara­bisë Sau­dite dhe Izraelit.

Sipas këtij plani, Ria­di do të lejo­hej të zhvil­lonte vetëm një pro­gram bërthamor civ­il, jo ushtarak, në këm­bim të ven­dos­jes së mar­rëd­hënieve zyrtare me Izraelin.

Duke folur për sit­u­atën në Liban, Netanyahu deklaroi se for­cat izraelite kanë zmbrap­sur Hezbol­lahun 8 deri në 13 kilo­me­tra larg kufir­it me Izraelin dhe kanë shkatër­ru­ar rreth 94 për qind të arse­nalit të tij prej afër­sisht 150 mijë rake­tash dhe pred­hash.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading