news

Putin: Ukraina do të humbasë territore, pjesë të saj do t’u rikthehen vendeve fqinje

Pres­i­den­ti rus, Vladimir Putin, ka bërë deklara­ta të reja lid­hur me të ardhmen ter­ri­to­ri­ale të Ukrainës, duke pre­tend­uar se ven­di mund të hum­basë një pjesë të ter­ri­torit të tij, i cili sipas tij do t’u rik­the­het shteteve që e kanë zotëru­ar his­torik­isht.

Gjatë një deklarate pub­like, Putin tha se disa rajone në perëndim të Ukrainës iu bashkëngjitën shtetit ukrainas nga lid­eri sov­jetik Joseph Stal­in pas Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur, sipas tij, Bashki­mi Sov­jetik kon­sidero­hej një shtet i vetëm.

“Me sa duket, Stal­i­ni nuk e kishte men­d­uar kur­rë se mund të kri­jo­hej një sit­u­atë si ajo e sot­m­ja,” u shpreh pres­i­den­ti rus.

Putin pre­tendoi se Ukraina “herët ose vonë” do t’i hum­basë këto ter­ri­tore dhe se zonat që dikur i përk­isnin Polonisë, Hun­garisë dhe Ruman­isë “do të kthe­hen his­torik­isht në vendin e tyre”.

Pres­i­den­ti rus përsëri­ti gjithash­tu qën­drim­in e tij se Rusia nuk ka nisur luftën në Ukrainë, duke pre­tend­uar se Mos­ka po i përgjig­jet veprimeve të Kievit, të cilat, sipas tij, mbështeten nga vendet perëndi­more.

Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon pa një zgjid­hje diplo­matike në hor­i­zont, ndër­sa çësht­ja e integritetit ter­ri­to­r­i­al mbetet një nga tem­at më të ndjeshme në çdo për­p­jek­je për nego­ci­a­ta mes palëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading