news

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e sistemit të pagesave të shpejta në nëntor! ‘Përjashtohet’ Serbia

Shqipëria, Koso­va dhe Maqe­do­nia e Veri­ut do t’i bashko­hen në nën­tor plat­for­mës TIPS ose sis­temit të page­save të shpe­j­ta.

Pres­i­den­t­ja e Bankës Qen­drore Europi­ane e dha lajmin në një kon­fer­encë për shtyp në Frank­furt tek­sa përgë­zonte Bankën Qen­drore të Bosnje e Herce­gov­inës dhe të Malit të Zi që e vunë në funk­sion plat­for­mën në fil­lim të javës.

“Pres me padurim një nis­je të ngjashme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqe­doninë e Veri­ut, të cilat pritet t’i bashko­hen plat­for­mës në nën­tor, duke bërë që të gjitha vendet pjesë­mar­rëse në këtë nis­më të jenë pjesë e saj”, tha ajo.

Jashtë kësaj plat­forme do të mbetet vetëm Ser­bia.

Me këtë sis­tem, trans­fer­tat e par­ave do të kry­hen në kohë reale bren­da pak sekon­dash, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Për­fitimet pritet të jenë të shum­ta, nga ulja e për­dorim­it të parasë fizike dhe kos­tove të transak­sion­eve, deri te rrit­ja e përf­shir­jes finan­cia­re.

Gjithash­tu page­sat mund të kry­hen përmes kodit QR, alter­na­tivë që kush­ton më pak sesa kar­tat apo sis­te­mi POS.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading