news

Sot në Kuvend qeveria kalon në fshehtësi huanë 600 MILIONË € nga SHBA

Arsye­ja e vërtetë pse mblid­het sot Kuven­di është një hua e majme dhe kon­fi­den­ciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse sean­ca u thirr zyr­tar­isht gjo­ja për ndryshime në komi­sione, qev­e­ria ka kalu­ar me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar pro­jek­tligjin për një mar­rëvesh­je financi­mi ushtarak përmes pro­gramit amerikan FMF.

Bëhet fjalë për një paketë strategjike me vlerë rreth 600 mil­ionë euro, sipas burimeve jozyrtare të sig­u­ru­ara nga vendi­mi i fir­mo­sur nga kryem­i­nistri Edi Rama dhe min­istri i Finan­cave, Petrit Malaj.

Për shkak të natyrës së ndjeshme, doku­menta­cioni dhe rela­cioni teknik po mba­hen sekret dhe do të kalo­jnë për shqyr­tim urgjent vetëm në Komi­sion­in e Sig­urisë Kom­bëtare, ku deputetët duhet të zotëro­jnë cer­ti­fikatë sig­urie.

Pro­jek­tligji pritet të kalo­jë me ritme të shpe­j­ta në par­la­ment dhe do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading