news

“S’të bëhen as 400 mijë vota”, Këlliçi-Ramës: Nuk konkurron dot me energjinë e protestës!

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Kël­liçi, ka reaguar lid­hur me qën­drim­in e kryem­i­nistrit Edi Rama për mënyrën sesi i inter­pre­t­ua doku­men­ti ‘BESA’ nga protestue­sit.

Në një pos­tim në rrjetet e tij sociale, Kël­liçi shpre­het se nëse i mbledh të gjithë bashkë, Edi Ramës nuk i bëhen sot as gjys­ma e 800 mijë votave që pre­tendon se ka.

Sipas deputetit, pas Ramës janë vetëm disa grupime me intere­sa finan­cia­re që janë pasu­ru­ar shumë këto 13 vite, oli­garkët që kanë ndarë Shqipërinë me të.

Më tej, Kël­liçi thek­son se asnjë nga këto grupime nuk konkuron dot me energjinë, kauzën, moralin dhe fab­ulën e sheshit, të protestës.

Pos­ti­mi i plotë:

Ramës nuk ka kush i shkru­an!

Nëse i mbledh të gjithë bashkë, Edi Ramës nuk i bëhen sot as gjys­ma e 800 mijë votave që pre­tendon se ka.

Pas tij janë vetëm disa grupime me intere­sa finan­cia­re që janë pasu­ru­ar shumë këto 13 vite, oli­garkët që kanë ndarë Shqipërinë me të, orga­ni­zatat krim­i­nale që kanë ndarë pushtet me të, pje­sa e kor­rup­tuar e admin­is­tratës dhe patron­azhistët.

Të gjithë bashkë edhe në shifra po sido­mos në atë që për­faqë­so­jnë nuk mund të mba­jnë në kar­rige një Kryem­i­nistër. Kur thotë se i paskan shkru­ar njerëz të shqetë­suar rreth dorëhe­q­jes, ai gen­jen si dreqi.

Ata që mund t’i shkru­a­jnë janë vetëm klien­tet e qev­eris­jes së tij sepse duan të vjed­hin më shumë dhe krerët e ban­dave që nuk duan të hum­basin mbështet­jen poli­tike. Askush tjetër nuk i shkru­an Kryem­i­nistrit më të kor­rup­tuar në Europë.

Asnjë nga këto grupime nuk konkuron dot me energjinë, kauzën, moralin dhe fab­ulën e sheshit, të protestës.

Ata ia kanë dalë të fito­jnë sim­pat­inë e shqip­tarëve dhe botës dhe i kanë lënë Ramës një shifër pas të cilës kapet dhe skalionet e poli­cisë me lëndë hel­muese.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading