news

Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

Fran­ca dhe Koso­va kanë nën­shkru­ar pesë mar­rëvesh­je bashkëpuni­mi në fusha si ekono­mia, arsi­mi dhe drejtësia, gjatë viz­itës në Prisht­inë të min­istrit francez të Deleguar për Evropën, Ben­jamin Had­dad. Mar­rëvesh­jet, së bashku me një letër qël­li­mi, syn­o­jnë të thel­lo­jnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të kri­jo­jnë një bazë të re për zhvil­lim­in e mar­rëd­hënieve dypalëshe. Në cer­e­mon­inë e nën­shkrim­it mori pjesë edhe min­istri i Finan­cave i Kosovës, Heku­ran Murati.

Gjatë kon­fer­encës së për­bashkët me min­istrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Kon­juf­ca, Had­dad tha se Fran­ca do të vazh­do­jë të mbësht­esë inte­grim­in europi­an të Kosovës. “Do të puno­jmë së bashku që qyte­tarët e Kosovës të inte­gro­hen sa më shpe­jt që të jetë e mundur”, u shpreh min­istri francez, duke e cilë­suar viz­itën e tij si dësh­mi të bes­im­it të Francës te Koso­va dhe rëndë­sisë që mar­rëd­hëni­et mes dy vendeve kanë edhe për pres­i­dentin Emmanuel Macron.

Had­dad bëri të ditur se në del­e­ga­cionin francez ndod­heshin edhe kom­pani franceze dhe për­faqë­sues të Agjen­cisë Franceze për Zhvil­lim (AFD), me syn­imin për të for­cuar inves­timet dhe bashkëpunimin ekonomik.

Sipas tij, mbështet­ja e AFD-së përf­shin 18 mil­ionë euro për pro­jek­te që lid­hen me energjinë dhe ndryshimet kli­matike, si edhe 16 mil­ionë euro për kom­pleksin e stu­den­tëve, i cili do të për­doret si kamp gjatë Lojërave Mes­d­hetare.

Min­istri francez kuj­toi gjithash­tu mbështet­jen që Fran­ca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke për­men­dur Kon­fer­encën e Ram­bu­jesë, Pakon e Ahti­saar­it, njo­hjen e pavarë­sisë dhe mbështet­jen në pro­ce­set ndërkom­bëtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading