health

Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe Mirëqe­nies Sociale po ndërmerr poli­ti­ka të reja për zgjer­im­in e aksesit në shër­bimet shën­de­të­sore dhe sociale, me fokus mbështet­jen e të moshuarve. Duke fil­lu­ar nga mua­ji shta­tor, propo­zo­het heq­ja e kufizim­it të sipërm të moshës për kry­er­jen e kon­trol­lit bazë shën­de­të­sor (Check-Up), duke u dhënë mundësi të gjithë qyte­tarëve mbi 35 vjeç ta për­fi­to­jnë këtë shër­bim falas. Para­lel­isht, inten­si­fiko­hen poli­tikat sociale për të moshuar­it dhe, për herë të parë, lanço­het Lin­ja e Këshillim­it për të Moshuar­it, një shër­bim i dedikuar për informim, ori­en­tim dhe mbështet­je në aksesin ndaj shër­bimeve shën­de­të­sore, sociale dhe shër­bimeve të tjera pub­like.

Min­istr­ja e Shën­de­të­sisë dhe Mirëqe­nies Sociale, Prof. Evis Sala, zhvil­loi një bashkëbised­im me të moshuar­it në Qen­drën Sociale Ditore në Pogradec, ku prezan­toi nis­mat e reja që syn­o­jnë për­mirësimin e cilë­sisë së jetës së tyre, rrit­jen e aksesit në shër­bime dhe garan­timin e një mbështet­je­je më të afërt e më gjithëpërf­shirëse.

Min­istr­ja Sala tha se MSHMS ka propozuar pranë Këshillit të Min­is­trave një ndryshim të rëndë­sishëm në pro­gramin kom­bë­tar të Check-Up, i cili është në prit­je të mira­tim­it nga qev­e­ria shqiptare dhe syn­on zgjer­im­in për­fitimin e kon­trol­lit bazë shën­de­të­sor falas për të gjithë qyte­tarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufiz­im të sipërm moshor.

“Kemi propozuar pranë Këshillit të Min­is­trave heq­jen e kufizim­it të sipërm të moshës për kry­er­jen e Check-Up falas. Deri më sot, shër­bi­mi ofro­hej për grup­moshën 35–70 vjeç. Çdo qyte­tar mbi 35 vjeç, pavarë­sisht moshës, do të mund ta krye­jë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qyte­tarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kry­er kon­trol­let paran­daluese, sepse kujde­si për shën­detin nuk ka kufi moshe”, deklaroi ajo.

Po ash­tu, min­istr­ja Sala bëri me dije se po puno­het për ngrit­jen, për herë të parë, të shër­bim­it të Geri­atrisë në Shqipëri, me qël­lim ofrim­in e kujde­sit të spe­cial­izuar për të moshuar­it dhe për­mirësimin e cilë­sisë së shër­bimeve shën­de­të­sore për këtë grup­moshë, një shër­bim i cili do të ofro­het si fil­lim në Qen­drën Spi­talore Uni­ver­sitare “Nënë Tereza” për tu shtrirë më pas edhe në rajone të tjera.

Gjatë takim­it, min­istr­ja u ndal edhe te masat për forcimin e menax­him­it admin­is­tra­tiv në spi­tale dhe garan­timin e respek­tim­it të orar­it të punës nga per­son­eli shën­de­të­sor, duke bërë të ditur se kanë nisur kon­trol­let admin­is­tra­tive në struk­tu­rat spi­talore në të gjithë vendin.

Në vijim, min­istr­ja Sala prezan­toi edhe shër­bimin më të ri social në mbështet­je të të moshuarve, lançimin e Lin­jës së parë të Këshillim­it për të Moshuar­it, një mekanizëm i ri komu­niki­mi që syn­on t’u ofro­jë të moshuarve dhe famil­jarëve të tyre infor­ma­cion, ori­en­tim dhe mbështet­je për për­fitimin e shër­bimeve pub­like.

“Për herë të parë po kri­jo­jmë një lin­jë të dedikuar këshilli­mi për të moshuar­it, ku ata do të mund të mar­rin infor­ma­cion, ori­en­tim dhe mbështet­je për çdo shër­bim shën­de­të­sor, apo social për të cilin kanë nevo­jë. Syn­i­mi ynë është që asnjë i moshuar të mos mbetet pa infor­ma­cion dhe pa akses në shër­bimet pub­like”,- tha min­istr­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading