news

Tentativa për marrjen e llogarive WhatsApp, Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta!

Poli­cia e Shtetit ka ngrit­ur alarmin për rrit­jen e ten­ta­ti­vave për mar­rjen e kon­trol­lit të llog­a­rive What­sApp përmes mesazheve dhe lid­hjeve mashtruese.

Sipas njof­tim­it të poli­cisë, janë kon­stat­u­ar raste kur për­doruesve u dër­go­hen linke me pre­tendime të ndryshme, si pjesë­mar­rje në konkurse online apo kon­fir­mime veprimesh, me qël­lim mar­rjen e kodit 6‑shifror të ver­i­fikim­it të aplika­cionit.

Pasi për­dorue­si ven­dos këtë kod, autorët e mashtrim­it mund ta për­dorin atë për të regjistru­ar llog­a­r­inë në një pajis­je tjetër dhe për të mar­rë kon­trol­lin e saj.

Sakaq, Poli­cia e Shtetit u bën thirrje qyte­tarëve të tre­go­jnë kujdes dhe të mos kliko­jnë në lid­hje të dyshim­ta, edhe kur ato dër­go­hen nga per­sona të njo­hur. Gjithash­tu, qyte­tarët këshillo­hen të mos nda­jnë me askënd kodin e ver­i­fikim­it të What­sApp dhe të aktivi­zo­jnë funk­sion­in “Two-Step Ver­i­fi­ca­tion” (Ver­i­fiki­mi me dy hapa).

Në rast se dyshohet se një llog­a­ri është kom­pro­me­t­u­ar, poli­cia reko­man­don ndërhyr­jen e men­jëher­shme për riku­per­im­in e saj dhe njof­timin e kon­tak­teve përkatëse.

“Mbrot­ja e të dhë­nave tua­ja nis me kujdesin tuaj”, apelon Poli­cia e Shtetit, duke thek­suar se vigji­len­ca mbetet mbro­jt­ja më e mirë ndaj mashtrimeve kiber­netike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading