news

Video-telefonata me gruan dhe “location”-i fatal, si u arrestua Ilir Shtufi në Greqi

SPAK ka for­mal­izuar kërkesën për ekstradimin e biz­nes­menit të ndër­tim­it Ilir Shtu­fi, i arrestu­ar në Selanik në qer­shor të këtij viti në kuadër të një het­i­mi për pastrim parash dhe pjesë­mar­rje në grup të struk­tu­ru­ar krim­i­nal.

Doku­menta­cioni i përk­thy­er zyr­tar­isht në gre­qisht i është dër­guar autoriteteve greke, ndër­sa kërke­sa do të shqyr­to­het fil­lim­isht nga Prokuro­r­ia e Selanikut dhe më pas nga Gjyka­ta e Ekstradimeve.

Shtu­fi ndod­het nën masën e sig­urisë “arrest në burg”, të cak­tu­ar në mungesë nga Gjyka­ta e Posaçme, ndër­sa ai ka kundër­sh­tu­ar ekstradimin. Sipas het­imeve, arres­ti­mi i tij u bë i mundur pasi gjatë kon­trol­lit të banesës nga BKH-ja, bashkëshort­ja e tij e lid­hi me agjen­tët përmes një video-tele­fonate dhe ai dër­goi vend­ndod­hjen e tij në Selanik, veprim që më pas çoi në iden­ti­fikimin dhe arres­timin e tij në hotelin ku qën­dronte.

Biz­nes­meni dyshohet nga SPAK se ka ndih­muar në pastrim­in e par­ave të për­fi­tu­ara nga trafiku i drogës nga grupi i drej­tu­ar nga vëllezërit Koçeku, përmes transak­sion­eve dhe tjetër­simeve fik­tive të pasurive në shoqëri ndër­ti­mi.

Opera­cioni i 12 qer­shorit çoi në lëshimin e 20 masave të sig­urisë, ndër­sa sipas prokuror­isë, paratë nga aktiviteti krim­i­nal janë inves­tu­ar në kom­pani ndër­ti­mi, prona të palu­a­jt­shme dhe aktivitete të tjera ekonomike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading