news

Ilir Beqaj pas lirimit nga paraburgimi: Afatet kishin përfunduar, më janë shkelur të drejtat

Ish-min­istri i Shën­de­të­sisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pub­lik­isht pasi u lirua nga paraburgi­mi ditën e djeshme (31 Kor­rik), pasi Gjyka­ta ven­dosi t’i zëvendë­so­jë masën e sig­urisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Në një deklaratë të shpërn­darë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj  e quant ë padrejtë qën­drim­in e tij për 25 muaj në paraburgim.Ai shpre­het se nuk është dënuar nga asnjë gjykatë dhe se ndaj tij vijo­jnë hetimet e SPAK-ut.Sipas Beqa­jt, gjyka­ta kon­sta­toi se afatet ligjore të paraburgim­it kishin për­fun­d­uar, duke e bërë të pavlef­shëm vendimin e mëparshëm për mba­jt­jen e tij në qeli.Reagimi i avokatit të Ilir Beqaj:

Në cilës­inë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklara­ta e tij pub­like:

Fun­di i një paraburgi­mi të pajus­ti­fikuar!

Dje pati shumë lajme se gjyka­ta më kishte liru­ar nga burgu.Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i bur­go­sur. I bur­go­sur është një per­son i dënuar me një vendim gjykate të for­mës së pre­rë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një het­i­mi të SPAK-ut. Prej 16 mua­jsh jam edhe i pan­de­hur nga SPAK‑u, por, deri më sot, nuk kam mar­rë asnjë dën­im, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjyka­ta ven­dosi dje se qën­dri­mi im në paraburgim nuk mbështetej më në dis­poz­i­tat e pro­ce­durës penale. Afatet ligjore të paraburgim­it kishin për­fun­d­uar, çka e bënte të pavlef­shëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pran­ua edhe nga për­faqë­sue­si i organ­it të akuzës.

Vendi­mi i djeshëm u para­pri nga një vendim i gjyq­tar­it të seancës para­prake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyet­ua se argu­mentet dhe provat e paraqi­tu­ra nga organi i akuzës ishin të pam­jaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qën­dru­ar padrejtë­sisht në paraburgim gjatë 15 mua­jve të fun­dit. Aku­zo­hem si funk­sion­ar i lartë, në kundër­sh­tim me Kushte­tutën, me Kodin e Pro­ce­durës Penale, me tri vendime gjyqë­sore të dhë­na drejt­për­drejt për rastin tim, si dhe me jurispru­dencën e GJKKO-së.

Kam shër­by­er për tre vjet e gjys­më si min­istër i Shën­de­të­sisë dhe për dy vjet si drej­tor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.Aktualisht kam njëko­hë­sisht tri pro­ced­ime penale në SPAK, me het­ime që, të mar­ra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dën­im, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre het­imeve nuk është gje­tur as edhe një qin­darkë apo një cent që të tre­go­jë se pasuria ime është shtu­ar në mënyrë të paligjshme, si paso­jë e veprimeve ose mosveprimeve të lid­hu­ra me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lum­tur që ndod­hem pranë famil­jes sime. Jam gjithash­tu i kënaqur që, duke fil­lu­ar nga shta­tori, do të marr pjesë në pro­ce­set penale jo më nga kafazi i sig­urisë dhe do të kem akses në ver­sion­in elek­tron­ik të fashiku­jve het­i­morë. Këto të drej­ta, të garan­tu­ara nga Kon­ven­ta Evropi­ane, Kushte­tu­ta dhe legjis­la­cioni pro­ce­dur­al penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe admin­is­tra­ta e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazh­do­jë bete­jën për këto kauza, sepse ato i shër­be­jnë pro­ce­sit të rreg­ullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dër­guar selam edhe dok­tor Berisha.

Nuk do t’i përgjig­jem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundës­inë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dësh­mi­tar në pro­cesin për kon­ce­sion­in e instru­menteve kirurgjikale.

Pushime të mbara!

Rishi­he­mi në shta­tor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading