news

“Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë për blerjen e avionëve zjarrfikës”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni. SPAK të hetojë

Ish-deputeti i Par­tisë Demokratike, Ervin Salian­ji, ka hed­hur akuza ndaj qev­erisë së Edi Ramës për abuz­im me fondet pub­like, duke ngrit­ur pikëpyet­je mbi ten­derin e Min­istrisë së Mbro­jt­jes për bler­jen e avionëve zjar­rfikës.

Salian­ji pre­tendon se një doku­ment i kom­panisë EFA Ven­tures, një prej gru­peve të mëd­ha të indus­trisë së mbro­jt­jes, vë në dyshim pro­cesin e përzg­jed­hjes së fitue­sit. Sipas tij, kom­pa­nia kishte ofru­ar tre avionë zjar­rfikës Thrush 710P, në për­puth­je me kërke­sat teknike dhe bren­da bux­hetit të për­cak­tu­ar nga Min­is­tria e Mbro­jt­jes, por ofer­ta e saj u skual­i­fikua dhe kon­tra­ta iu dha një kom­panie tjetër me një ofer­të rreth 2.7 mil­ionë euro më të lartë.Qytetarët duhet të infor­mo­hen pse përherë fito­jnë kom­pan­itë me ofer­tat më të lar­ta. Ku janë sot avionët? A janë të gat­shëm për të ndërhyrë në sit­u­a­ta kri­tike?”, deklaroi Salianji.Ai ka kërkuar trans­parencë të plotë nga Min­is­tria e Mbro­jt­jes për të gjithë doku­menta­cionin e pro­ce­durës së ten­der­it, duke ngrit­ur edhe pyet­je mbi kom­pan­inë fituese dhe his­torikun e saj ligjor.
Sipas ish-deputetit demokrat, kur bëhet fjalë për pajis­je që lid­hen me sig­ur­inë kom­bëtare dhe mbro­jt­jen e jetës, pronës dhe pyjeve nga zjar­ret, çdo pro­ces duhet të jetë i hapur dhe i kon­trol­lueshëm.
Salian­ji i bëri thirrje Prokuror­isë së Posaçme (SPAK) që të het­o­jë pro­ce­durën, duke e cilë­suar atë si një pro­ces që “ngre dyshime për aferë kor­rup­tive”.

Reag­i­mi i plotë:Qeveria e Edi Ramës nuk heq dorë nga kor­rup­sioni dhe abuz­i­mi me paratë pub­like. Min­is­tria e Mbro­jt­jes shpall fituese kom­pa­nine me ofer­të 2.7 mil­ion euro më të lartë ndërko­hë që avionët mungo­jnë!
Një doku­ment i EFA Ven­tures, një nga gru­pet më të mëd­ha të indus­trisë së mbro­jt­jes, ngrenë pikëpyet­je seri­oze mbi ten­derin e Min­istrisë së Mbro­jt­jes për bler­jen e avionëve zjarrfikës.EFA Ven­tures ofroi 3 avionë zjar­rfikës Thrush 710P, plotë­sisht në për­puth­je me kërke­sat dhe bren­da bux­hetit të Min­istrisë së Mbro­jt­jes. Ofer­ta u skual­i­fikua pasi u shpall fituese dhe iu dha kom­panisë Air Trac­tor SRL me oferte 2.7 mil­ion euro më shumë! Qyte­tarët duhet të infor­mo­hen se pse fito­jnë përherë kom­pan­itë me ofer­tat më të lar­ta? Ku janë sot avionët? A janë të gat­shëm për të ndih­muar në sit­u­a­ta kri­tike? Si ka munde­si qe cdo kom­pani fituese e qev­erisë Rama ka prob­leme me ligjin në vendet e tjera të BE?
Rama e tra­j­ton Shqiper­inë si pronë per­son­ale ku bën qoka mil­iona euroshe ndërko­hë qe qytetaret vua­jne përdit­shem paso­jat. Ne kete rast kur cëno­het sig­uria kom­bëtare dhe rreziko­het mbro­jt­ja efek­tive e jetës, pronës dhe pyjeve të Shqipërisë duhet trans­parencë e plotë.
Min­is­tria e Mbro­jt­jes ka detyrim­in të bëjë pub­like çdo doku­ment të këtij pro­ce­si dhe t’u japë shqip­tarëve përgjig­je të plota. SPAK duhet të het­o­jë këtë proçes që bie erë afere kor­rup­tive.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading