news

“Mjekët përhapën ide që rrezikuan miliona jetë”, doktori Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon: Zëdhënës i komplotit botëror

Debati i fun­dit mbi mënyrën se si u menax­hua pan­demia e Covid 19, pas seancës dëgji­more në Sen­at të Antho­ny Fau­ci, ka për­pla­sur në rrjetet sociale edhe dok­torët shqip­tarë.

Mjeku Eri­on Dasho, shkru­an se gjatë pan­demisë pati mjekë që kundër­sh­tu­an mënyrën si po menax­ho­hej pan­demia, duke sug­jeru­ar për­mirësimin e pro­tokolleve dhe rishikimin e masave, por edhe mjekë të cilët, sipas tij “ngritën fla­murin e të vërtetës”, duke u mbështe­tur tek njo­huri dhe fak­te tek të cilat shken­ca mjek­sore ende nuk e ka ven­do­sur vulën e vet të pranuesh­mërisë.

“Të mos i japësh mikro­fon në dorë diku­jt që pre­tendon se toka është e rraf­shët nuk është cen­surë, por veprim logjik. Po kësh­tu, të mos i japësh mikro­fon një mjeku që pro­movon tra­j­time të rrezik­shme apo që kundër­sh­ton tra­j­time të dobishme, nuk është perseku­tim, por mbro­jt­je e shën­de­tit dhe e jetës së qyte­tarëve”, shkru­an Dasho.

Mjekut shqip­tar, i cili prej vitesh e ushtron pro­fe­sion­in e tij në Gjer­mani, i është përgjigjur në rrjetet sociale kar­di­o­logu i njo­hur, Edvin Prifti.

“Me kete sta­tus ke fyer nje komu­nitet te tere qe nuk ta ka per borxh dhe ke fyer njerez­it me shtylle kur­ri­zore qe nuk deba­to­jne ne funk­sion te intere­save per­son­ale sic ti mund te jesh nder ta, por te komu­nitetit. Nje pyet­je une kam per ty, kur ti nuk flis­je asg­je dhe mer­reshe me telemed­i­cine dhe puno­je per ObSh ne shkurt-mars 2020 cila iste arsye­ja qe une ne vete te pare fola? Nuk dija une te per­l­log­a­ris­ja intere­sat e mia kur isha ne “pirami­den” mjeke­sore?”, shkru­an Prifti.

Debati

Eri­on Dasho: MJEKËT “MARTIRË” TË COVID-IT

Sqarim: ky sta­tus nuk ka si objekt mjekë të cak­tu­ar shqip­tarë që pro­movo­jnë teori ende të papran­uara shkencër­isht lid­hur me COVID-19, pavarë­sisht nga ngjash­mëritë e pjesshme.

Prej vitesh qarkul­lon miti se gjatë pan­demisë së COVID-it, mjekët që u ngritën kundër “estab­lish­men­tit” u perseku­tu­an, mad­je disa prej tyre u elimin­u­an në rrethana të dyshim­ta.

Si edhe në sta­tuse të mëparshme, anal­izën e “vras­jeve”, “zhduk­jeve”, “rrëm­bimeve”, apo “rrëz­imeve të avionëve” ku udhë­tonin mjekët e cilë­suar “anti-estab­lish­ment”, ua lë me shumë dëshirë kon­spir­a­cionistëve profesionistë.Statusi ka për qël­lim të anal­i­zo­jë kon­tributin real të mjekëve që u rresh­tu­an në anën e kon­spir­a­cionistëve nga kënd­vështri­mi im, si dhe të bal­lafaqo­jë fak­tet reale me ato të pre­tend­uara.

Kolegët bluzëbard­hë dhe pub­liku le ta gjykojë.Ndërsa pje­sa dër­rmuese e rreth 15 mil­ionë mjekëve që ka bota u dako­rdë­suan me masat mbro­jtëse gjatë pan­demisë dhe u bënë zbat­ues të tyre, pati edhe mjekë që i kundër­sh­tu­an ato.

Kjo është nor­male!

Shken­ca ecën jo vetëm bazuar mbi fak­te dhe evi­den­ca, por edhe mbi debat dhe hipoteza shken­core. Jo të gjithë mund të jenë dako­rd me gjithç­ka.

Por duhet bërë një ndar­je e pre­rë!

Nga njëra anë, pati mjekë që kundër­sh­tu­an bazuar mbi njo­huri dhe fak­te të gjithëpran­uar, duke kërkuar për­mirësimin e pro­tokolleve, rishikimin e masave dhe më tepër trans­parencë shken­core. Këtë e bënë në forume dhe insti­tu­cione, aty ku debati mbetet bren­da mureve të shkencës mjek­sore dhe nuk i ofro­het në for­më sen­sa­cioni pub­likut të gjerë, i cili nuk ka as arsim­imin dhe as për­vo­jën për të gjykuar mbi alter­na­ti­vat.

Nga ana tjetër, pati një kat­e­gori mjekësh që ngri­ti fla­murin e “së vërtetës” duke u mbështe­tur tek njo­huri dhe fak­te tek të cilat shken­ca mjek­sore ende nuk e ka ven­do­sur vulën e vet të pranuesh­mërisë.

Pikë­pam­jet e këtyre kolegëve, pro­fe­sion­istët dhe insti­tu­cionet shken­core mjek­sore shpesh i cilë­suan të pavërte­ta, të pam­bështe­tu­ra në fak­te dhe, në mjaft raste, të rrezik­shme për pacien­tët.

Në vend që të vazh­donin disku­timin në forumet përkatëse, një pjesë e këtyre mjekëve zgjod­hi t’i drej­to­hej drejt­për­drejt pub­likut të gjerë duke shkak­tu­ar debat, kon­fuzion dhe, jo rral­lë, edhe panik.

Shoqëria sig­ur­isht reagoi për t’i bllokuar këto komu­nikime dhe këtu nisi miti i “mar­tirëve të perseku­tu­ar”!

Sapo një mjek nuk gjente vend në forumet mjek­sore, në medi­at seri­oze ose kur pro­fe­sion­istët e tjerë i kundër­sh­tonin pub­lik­isht pre­tendimet që ai ose ajo sillte, fil­lonte e njëj­ta histori:“Po më ndalo­jnë!”

“Po më cen­suro­jnë!”

“Po më sul­mo­jnë sepse po them të vërtetën!”.

Në fakt, nuk bëhej fjalë për perseku­tim, por për detyrën bazë të një sis­te­mi shën­de­të­sor.

Në të gjithë botën, insti­tu­cionet e kanë për detyrë të ndalo­jnë përhap­jen e infor­ma­cion­eve të rrezik­shme, sido­mos kur ato dëm­to­jnë shën­detin e qyte­tarëve dhe sig­ur­inë e pacien­tëve!

Të mos i japësh mikro­fon në dorë diku­jt që pre­tendon se toka është e rraf­shët nuk është cen­surë, por veprim logjik. Po kësh­tu, të mos i japësh mikro­fon një mjeku që pro­movon tra­j­time të rrezik­shme apo që kundër­sh­ton tra­j­time të dobishme, nuk është perseku­tim, por mbro­jt­je e shën­de­tit dhe e jetës së qyte­tarëve.

Sa më tepër pro­fe­sion­istët i kri­tikonin për mungesën e provave dhe evi­den­cave, aq më shumë ushqe­hej miti i mjekëve “mar­tirë” si luftë­tarë kundër estab­lish­men­tit duke kri­juar një rreth të vërtetë vicioz!

E vërte­ta është shumë e thjeshtë!

Askush nuk u perseku­tua për mendime të bazuara në shkencë!Mjekët kon­spir­a­cionistë u kundër­sh­tu­an sepse, në emër të lirisë së fjalës, përhapën ide që cen­u­an sig­ur­inë e pacien­tëve dhe ven­dosën në rrezik jetën e mil­iona qyte­tarëve!

Autoritetet mjek­sore dhe jo mjek­sore reaguan siç duhet të reago­jnë, duke mbro­j­tur qyte­tarët!

Kjo nuk është as cen­surë, as luftë kundër së vërtetës! Përkun­drazi Është mbro­jt­je e jetës dhe shën­de­tit!

*

Ter­mat “mar­tirë”, “heronj të së vërtetës”, “vik­ti­ma të sis­temit”, etj. janë kri­jime pro­pa­gan­dis­tike që nuk kanë lid­hje me shkencën e vërtetë.

Në kohën e pan­demisë u për­plasen ndër të tjera edhe dy botë bren­da shkencës, bota e evi­dencës dhe bota e pseu­do-evi­dencës. Bota e të vërte­tave dhe bota e saje­save, fan­tazive të sëmu­ra, shpesh të ekza­g­jeru­ara deri në grotesk!Shkenca nuk ka nevo­jë për mar­tirë të rremë. Shken­ca mjekë­sore i ka mekaniz­mat e vetë të kon­solid­uar për të vlerë­suar fak­tin, provën, metodologjinë, evi­dencën dhe përgjegjës­inë ndaj paci­en­tit, shën­de­tit dhe jetës!

Për të tjer­at, ka rrjete sociale me shu­micë dhe aty mjekët “mar­tirë” mund të vazh­do­jnë të shkëlqe­jnë!

Edvin Prifti: Eri­on ne driten e diel­lit dhe te fak­teve si dhe te shkences ku nuk me rezul­ton qe ti sje marre me te per­vec disku­timeve mbi sta­tis­tikat e ObSh, rezul­ton qe ti tashme je nje nga zed­hen­e­sit e kon­spir­a­cionit me te madh boteror dhe kjo eshte per te ard­hur shume keq. Nuk ka patur asnje teori kon­spir­a­cioni por jane mbi 80000 mjeke firmetare ne te gjithe boten te cilet demaskuan dhe vazh­do­jne te demasko­jne maska­raden e kon­spir­a­cionit me te madh ndaj njerezim­it. Ti mesa duket ke ven­do­sur te jesh ne krahun e kon­spir­a­cionit dhe kom­plotit boteror te grupit Fau­ci dhe Epstein!1 E para gen­jen kur thua qe shoqe­ria i bllokoi keta mjeke, kur sot e kesaj dite degjo­het vetem zeri i tyre

Gen­jen duke thene qe mjeket “kon­spir­a­cioniste” u kun­der­sh­tu­an. Ata nuk u kun­der­sh­tun ne asnje pike se Ju skishit argu­men­ta per­vec deklaratabe te Obsh, Ne dhe Shba. E vet­m­ja gje qe iu thuhej kur ata deba­tonin me argu­men­ta dhe fak­te ju thuhej qe jeni kon­spir­a­cionis­tet sic ben edhe ti sot ne 2026 ne menyre me anakro­nike per ti den­i­gru­ar dhe felliqur ne syte e pub­likut. Por ti har­ron qe shoqe­ria njere­zore sado e padi­tur eshte nje vro­jtues shume i mire.
Ti thua qe sta­tusi yt kerkon te anal­i­zo­je nderko­he qe sta­tusi yt eshte nje llafol­logji me mendimet e tua dhe pa asnje argu­ment.
Ti men­don se ke disku­tu­ar ndon­je­here me argu­men­ta? nuk me rezul­ton aas­nje­here! Per­vec disku­timeve mbi shifrave te Obsh dhe shifrave te dhena nga qev­e­ria e Shqiperise.
Asnje mjek si ty kon­spir­a­cionist i vertete nuk ka disku­tu­ar mbi asnje ele­ment te covid19, thjesht reflek­tonit ObSh. Zgjed­h­ja juaj! Por shkence aspak! Kur fliste Rober­to Mal­lone, shpike­si i vaksines mRNA dhe deklaronte ter­ap­ine gjenetike dhe neg­a­tivitetin e saj nuk e keni per­me­n­dur nje­here, kur fliste Peter MC Cul­lough as nuk i dini emrin etj etj. Kjo eshte shken­ca jote eri­on.
ti thua qe keta mjeke te disku­tonin ne forumet perkatese. E kane bere por ne kon­kluzion me ke duhet te deba­tonin, me aleatet e kon­spir­a­cionit dhe krim­it qe po ndod­hte. Ke pare ndon­je intelek­tu­al te disku­tonte me Hit­le­ri­anet per te mos zhdukur 6 mil cifute? Ska ndod­hur! E pra si mund te ndod­hte!
me cinizem per­me­nd vras­jet dhe vetevras­jet. E para ciniz­mi eshte arma e te dobtit por e kup­toj. Ata bur­ra e gra kane emra dhe mbiem­ra. Emrat e tyre do te kuj­to­hen ne his­tori nderko­he qe emri i kon­spir­a­cionis­tit Fau­ci, Bar­rick, Morens do kuj­to­hen si krim­inele dhe nderko­he ju si aleatet e tyre sdo te kuj­to­heni! Ata abso­lutisht u elimin­u­an dhe perseku­tu­an per te verteten e tyre qe ishte e verte­ta kun­der kon­spir­a­cionit boteror.nuk besoj qe je per­soni i duhur qe te flase per shken­cen dhe mbi shken­cen. Te flase­sh per te duhet te kesh atribute, rezul­tate, duhet qe emri te te cito­het, duhet qe emri te te refer­o­het.
Nderko­he qe keta mjeke bejne studime, kun­der­sh­time, etj, ne gjithe keto vite kon­tribu­ti yt eshte vetem medi­atik, dhe pik­er­isht ti kete ua atribuon atyre, pik­er­isht kete gje qe ti ke bere po jua atribuon te tjereve.
Me kete sta­tus ke fyer nje komu­nitet te tere qe nuk ta ka per borxh dhe ke fyer njerez­it me shtylle kur­ri­zore qe nuk deba­to­jne ne funk­sion te intere­save per­son­ale sic ti mund te jesh nder ta, por te komu­nitetit. Nje pyet­je une kam per ty, kur ti nuk flis­je asg­je dhe mer­reshe me telemed­i­cine dhe puno­je per ObSh ne shkurt-mars 2020 cila iste arsye­ja qe une ne vete te pare fola? Nuk dija une te per­l­log­a­ris­ja intere­sat e mia kur isha ne “pirami­den” mjeke­sore? Ti me men­don aq naiv sa te sakri­fiko­ja gjithsh­ka per te bere pro­tag­o­nistin e nje gje­je pa vlere neper media? Do ishte absurde apo jo? E bera se isha i bindur se kishim te ben­im me nje makabritet kon­spir­a­cionist ne interes pub­lik, e nera qe te vdis­nin sa me pak shqiptare dhe jo vetem, nderko­he qe ti dhe kon­spu­ra­cionis­tet alla Fau­ci u rresh­tu­at fil­lim­isht me mirebes­im mbase ndaj insti­tu­cion­eve te cilat rezul­tuan bashkepune­tore ne kete krim! Me vjen keq por duhet tju ve gjer­ave emrin e tyre.Per shken­cen qe ti dhe une per­faqe­soj shiko faqet e atashuara. Edhe pse te kam respek­tu­ar se je nga te pak­tet shqiptare qe ka nje kon­tribut shken­cor krye­sisht ne telemed­i­cine, por me asnje artikull si autor i pare, besoj se kra­hasi­mi nuk ia vlen. Nuk eshte mend­je­mad­he­si por ti the­mi gjer­at sic jane apo jo meqe­nese zgjod­he rru­gen e cinizmit ndaj te vdekurve dhe te perseku­tu­arve!
Eri­on Dasho: Edvin, do të mundo­hem të përgjig­jem aq shkurt sa e lejon përgjig­ja ndaj këtij sta­tusi që e gjykoj të turp­shëm nga përm­ba­jt­ja.

Në rad­hë të parë, tek sta­tusi i sotëm nuk ishte ti objek­ti, pran­daj edhe e ven­dosa sqarim­in që në para­grafin e parë. Unë me ty nuk kam për t’u mar­rë ndon­jëherë per­son­al­isht sepse, në rad­hë të parë, nuk kam asgjë per­son­ale me ty, dhe, në rad­hë të dytë, për etikë nuk mund të lëpij ato që kam pështyrë.Pas his­torisë që ti pate me arres­timin dhe akuzat false që t’u ngritën, unë kam qënë ndër të pak­tët per­sona që të kam mbështe­tur. Vazh­doj t’i qën­droj mendim­it se ti je një vlerë e shtu­ar e kar­diokirurgjisë sonë dhe asaj ndërkom­bëtare dhe kam dënuar e dënoj çdo për­p­jek­je për të të njol­lo­sur në din­jitetin tënd si indi­vid dhe pro­fe­sion­ist.

Në rastin e sta­tusit të sotëm, nuk të jam drej­tu­ar ty, sepse kur të të drej­to­hem (çka uroj të mos kem nevo­jë ta bëj) do të të drej­to­hem me emër, sig­ur­isht. Sot kam cekur një temë që ti dhe të tjerë keni vite që e tra­j­ton, atë sikur mjekë të shumtë nëpër botë janë vrarë, sikur avionë janë rrëzuar për t’i elimin­uar këta mjekë, etj. Sta­tusi i sotëm mori shkas nga inter­vista jote e së hënës ku ju rik­theve kësaj teme.UNË KËTË NUK E PRANOJ DOT DHE MË VJEN ÇUDI SE SI TI BËHESH PROMOVUES I KËSAJ IDEJE!

Kur kam dëgjuar ide të tilla nga Afred Cako nuk më ka habitur, sepse Cako thotë edhe se toka është e sheshtë. Por ta dëgjoj nga ti?! Si mund të vritet një mjek në Amerikë, aq më tepër kur është fig­urë pub­like?! Si mund të vritet një emblemë e mjekë­sisë dhe nobelist si Luc Mon­taign­er?! Si mund të rrë­zo­het një avion me mjekë?! Po mbi të gjithë kush i vret këta per­sona?! Dhe përse?!

Nëse ti i beson këto, ke të drejtë edhe ti pro­movosh aty ku të japin një mikro­fon apo një hapësirë medi­atike, por qyte­tari shqip­tar, përf­shi edhe këta që të ndjekin nëpër rrjete sociale, kanë të drejtën të dëgjo­jnë edhe opin­ion­in që beson pje­sa dër­rmuese e shoqërisë.Dhe unë besoj se dikush ka për detyrë ta bëjë këtë. Ky ishte qël­li­mi i shkrim­it të sotëm dhe jo që të godiste ty në mënyrë anon­ime. E përsëris. Kur të ven­dos të shkru­aj për ty, do të shkru­aj me emër, ndonëse nuk e besoj se do ta bëj një gjë të tillë.

Dhe e fun­dit. Mos e për­mend më Kafen Shqe­to dje, se ta kam përsërit­ur dhjetë herë. Unë i kisha njof­tu­ar gaze­tarët se isha i disponueshëm deri në orën 9.00. Nëse e mban mend nga koha kur ke punuar në Itali, Kana­da e gjetkë, në këto shoqëri ka një kohë për punë e cila është e shen­jtë.

Po e mbyll duke të ftu­ar edhe njëherë të disku­to­jmë e deba­to­jmë ku të kesh dëshirë për të disku­tu­ar mbi këto tema që ke cekur në këtë shkrim dhe në shkrime të tjerë të mëparshëm.

Edvin Prifti: Turpi i sotem ishte vetem i yti. dhe une skam asg­je per­son­ale me ty deri me sot. Duke qene se e pra­non in prim­is qe statu­ti yt i ka rren­jet ne inter­vis­ten time diten e hene per me teper ky turp eshte ne katror. Si gux­on ti te per­go­josh ate qe une deklaroj dhe jeten time dhe vua­jt­jet e mia tek e fun­dit. eshte nje­soj sikur te elim­i­nosh cfare the me siper blere e shtu­ar dhe bla bla pran­daj dhe ta kam shkru­a­j­tur qe ke bere nje parabole per te ard­hur ne te nje­jtin kon­kluzion. Ti ngater­ro­hesh me kem­bet e tua dhe me thua te vlere­soj por te den­i­groj. Me ke kuj­ton se behen keto lojra. Mua nuk me duhet shume te kup­toj gjer­at para se ti men­dosh apo ti shkru­ash ti. E dija qe dikushi do bente nje dic­ka te tille por nuk e pris­ja nga ty. Gjithe­sesi ti e bere dhe turpin qe ke gat­u­ar vete edhe pse te kisha par­ala­jmeru­ar disa here e bere. Une nuk kam thene kurre qe Mon­tag­nier eshte ekzeku­tu­ar? Kam botu­ar emra te tjere qe i ke ne FB tim. Kesh­tu qe mos u per­piq te jus­ti­fikosh kete pseu­do anal­ize llafol­logjike qe ben edhe pse sje i vet­mi! Me vjen shume keq por une smund te lejoj qe ti apo cdo kush tjeter te shkele mbi mua apo te verte­tat e mia. Ti rri i qete vazh­do kesh­tu se nuk te arreston njeri. Per te arrestu­ar me arrestu­an mua dhe mbase prape me arresto­jne por per te me mposh­tur dhe per te me bere te hes­ht edhe pse me arrestu­an, me kercenu­an, dhe cnuk me bene sdo ta arri­jne kurre! Une eri­on kam shume defek­te por nder te mirat qe mund te kem eshte se nuk shitem mbi parimet e mia dhe kush e ka provuar ka hum­bur edhe pse ky pro­ces mund te kerko­je kohen e vet!

Tri­tan Kalo: VETMARTIRIZIMI për PROTAGONIZËM është jo vetëm dëm­prurës për indi­vidin mjek, por edhe për atë pjesë të shoqërisë që i beson atij…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading