news

Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë, ende asnjë sinjal për rikthimin e Bordit të Transparencës, Rama rikthen në vëmendje koncesionin e debatueshëm të markimit të karburanteve

Çmi­mi i naftës në tre­gun shqip­tar ka arrit­ur në rreth 214 lekë për litër, edhe pse në treg­jet ndërkom­bëtare naf­ta ka ndjekur një prir­je rënëse gjatë javëve të fun­dit. Në bur­sat ndërkom­bëtare, naf­ta Brent treg­to­het rreth nivelit 88.29 dol­larë për fuçi, duk­shëm më poshtë se peri­ud­ha kur kapërceu kufirin e 100 dol­larëve për fuçi gjatë krizës së çmimeve.

Ky zhvil­lim rik­then në fokus një fenomen të përsërit­ur në tre­gun shqip­tar të kar­bu­ran­teve. Kur çmimet ndërkom­bëtare rriten, tregu ven­das reagon pothua­jse men­jëherë me shtren­j­tim. Ndër­sa kur ato bien, ulja e çmimeve në pikat e kar­bu­ran­tit vjen me vonesë dhe zakon­isht nuk reflek­to­het plotë­sisht.

Në peri­ud­hën kur çmi­mi i naftës Brent iu afrua ose e kaloi nivelin e 100 dol­larëve për fuçi, çmi­mi i naftës në Shqipëri kaloi kufirin e 200 lekëve për litër. Aktu­al­isht, edhe pse çmi­mi në treg­jet ndërkom­bëtare është më i ulët, kon­suma­torët shqip­tarë po pagua­jnë një çmim edhe më të lartë.

Oper­a­torët e tregut duket se po për­fi­to­jnë edhe nga rrit­ja sezonale e kërkesës. Gjatë mua­jve të verës, ard­h­ja e emi­grantëve për pushime dhe fluk­si i tur­istëve shto­jnë ndjeshëm kon­sum­in e kar­bu­ran­teve. Kjo u kri­jon treg­tarëve mundës­inë të mba­jnë çmimet në nivele të lar­ta, pasi kërke­sa mbetet e fortë pavarë­sisht kos­tos që për­bal­lo­jnë kon­suma­torët.

Një tjetër ele­ment që ndikon në çmimin për­fundim­tar është pesha e lartë e tak­save. Akciza, TVSH-ja dhe detyrimet e tjera fiskale për­bëjnë një pjesë të kon­siderueshme të çmim­it të naftës, duke bërë që shteti të për­fi­to­jë më shumë të ard­hu­ra sa herë që çmimet rriten. Sipas kri­tikëve, kjo e bën qev­er­inë më pak të prirur për të ndërhyrë ndaj abuz­imeve në treg.

Ndërko­hë, disa vende të rajonit kanë ndër­mar­rë masa për të zbu­tur ndikimin te kon­suma­torët. Ser­bia ka rik­thy­er tavanet për çmimet e kar­bu­ran­teve, ndër­sa Mali i Zi ka ulur përko­hë­sisht akcizën, duke e mba­j­tur çmimin e naftës rreth 1.65 euro për litër.

Rama rik­then në vëmend­je kon­ce­sion­in e debat­ueshëm të markim­it të kar­bu­ran­teve

Në një kohë kur qyte­tarët shqip­tarë pagua­jnë ndër çmimet më të lar­ta të kar­bu­ran­teve, qev­e­ria ka ven­do­sur të shto­jë edhe më tej bar­rën fiskale mbi këtë pro­dukt. Me një vendim të mirat­u­ar në mbled­hjen e fun­dit, Këshilli i Min­is­trave ka rik­thy­er kon­ce­sion­in e markim­it të kar­bu­ran­teve, këtë herë përmes shoqërisë pub­liko-pri­vate ALB­Trace Co dhe nën një tjetër emër­tim.

Vendi­mi dety­ron kom­pan­itë që impor­to­jnë ose prod­ho­jnë kar­bu­rante të shën­jo­jnë çdo litër naftë të hed­hur në treg, duke për­dorur një sis­tem marki­mi që admin­istro­het në mënyrë ekskluzive nga shoqëria ALB­Trace Co. Për këtë shër­bim, sub­jek­tet do të pagua­jnë një tar­ifë prej 6.5 eurosh për çdo 1 mijë litra kar­bu­rant të treg­tu­ar ose prod­huar, kos­to që pritet të reflek­to­het më pas në çmimin për­fundim­tar që pagua­jnë qyte­tarët.

“Tar­i­fa kom­bëtare e shër­bim­it të shën­jim­it, që do t’i paguhet shoqërisë “ALB­Trace CO”, sh.a., nga sub­jek­tet e detyru­ara dhe do të jetë në shumën prej 6.5 (gjashtë pikë pesë) euro pa TVSH, për 1 000 (një mijë) litra të shën­juara,” thuhet në vendimin e qev­erisë, i propozuar nga min­istri i Finan­cave, Petrit Malaj.

Ven­dos­ja e një tar­ife të detyrueshme në val­utë të huaj dhe jo në lekë është kon­sideru­ar prob­lematike nga kri­tikët, veçanër­isht për fak­tin se ini­cia­ti­va është propozuar nga Min­is­tria e Finan­cave dhe është mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.

Sipas Kap­i­tal, sis­te­mi i ri i shën­jim­it pritet të rrisë më tej bar­rën fiskale dhe, si paso­jë, edhe çmimin që qyte­tarët shqip­tarë pagua­jnë për kar­bu­ran­tet, duke gjeneru­ar fitime për part­ner­in pri­vat.

ALB­Trace Co është një shoqëri pub­liko-pri­vate, ku shteti shqip­tar zotëron 51 për qind të aksion­eve, ndër­sa 49 për qind janë në pronësi të kom­panisë O & S Secu­ri­ty and Solu­tions. Kjo e fun­dit është një kom­pani nga Emi­ratet e Bashkuara Arabe, e zotëru­ar nga Ban­ka Qen­drore e Emi­rat­eve dhe kom­pa­nia zvicer­ane Sic­pa, ish-kon­ce­sion­ari i pullave fiskale.

Sipas kri­tikëve, ky mekanizëm për­faqë­son një rik­thim të kon­ce­sion­it të markim­it përmes një for­mule të re dhe me aktorë të ndryshëm.

Kryem­i­nistri Edi Rama ka deklaru­ar pub­lik­isht se sis­te­mi i ri i shën­jim­it syn­on të lufto­jë kon­tra­bandën dhe evazion­in fiskal në sek­torin e kar­bu­ran­teve, një objek­tiv që, sipas kri­tikëve, nuk u arrit nga kon­ce­sioni i mëparshëm i markim­it, i cili nuk sol­li për­mirësime në mbled­hjen e akcizës. Megjithatë, sipas Ramës, mod­eli i ri do të funk­siono­jë më mirë se ai i zbat­u­ar nga qev­e­ria e kalu­ar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading