news

Nami në Sarandë: Fiton oferta më e shtrenjtë me 105 milionë lekë më shumë!

Një tjetër rast i dyshimtë me ten­der­at pub­likë ka shpërthy­er në Bashk­inë e Sarandës, ku mil­iona lekë nga tak­sat e qyte­tarëve po shko­jnë për ofer­ta me çmime duk­shëm më të lar­ta, duke skual­i­fikuar kom­pani që ofru­an me dhjetëra mil­ionë lekë më pak.Sipas doku­menteve zyrtare, bëhet fjalë për pro­ce­durën e hapur me objekt “Rikon­struk­sion kop­shti 2 dhe 3”, me një fond lim­it prej 51,041,666 lekësh.Oferta më e shtren­jtë shpal­let fituese

Në garën pub­like kanë mar­rë pjesë tri ofer­ta. Ajo që bie men­jëherë në sy është se Bashkia e Sarandës ka zgjed­hur të shpal­lë fituese kom­pan­inë që ka kërkuar çmimin më të lartë, pothua­jse në kufi­jtë e fon­dit limit:BOE “NEWGEN” SHPK & “INERTI” SHPK: Ofroi 38,971,085 lekë (Ofer­ta më e ulët)
“INA” SHPK: Ofroi 42,580,559 lekë
“L.T.E CONSTRUCTION” SHPK: Ofroi 49,478,399.28 lekë (OFERTA MË E SHTRENJTË — FITUESE)

Ndonëse bashki­mi i kom­panive “NEWGEN” & “INERTI” paraqi­ti një ofer­të rreth 10.5 mil­ionë lekë të reja ose mbi 105 mil­ionë lekë të vje­tra më të lirë, autoriteti kon­trak­tues ka ven­do­sur t’ia japë ten­derin kom­panisë “L.T.E CONSTRUCTION” SHPK.Kush fshi­het pas kom­panisë fituese?
Sipas të dhë­nave nga Qen­dra Kom­bëtare e Biz­ne­sit (QKB), kom­pa­nia fituese “L.T.E CONSTRUCTION” SHPK (NIPT: L78006801F) ka si admin­is­tra­tor shte­tasin Artur Caushaj. Kjo shoqëri zotëro­het nga tre ortakë të famil­jes Caushaj:

Ilir Caushaj (34%)
Erjon Caushaj (33%)
Artur Caushaj (33%)
Skual­i­fiki­mi i ofer­tave më të ulë­ta dhe përzg­jed­h­ja e oper­a­torit me çmimin thua­jse mak­si­mal të fon­dit lim­it ngre hije të for­ta dyshi­mi për para­cak­tim të fitue­sit dhe shkel­je të barazisë në ten­dera, në një kohë kur fondet pub­like të des­tin­uara për kop­shtet e fëmi­jëve duhet të admin­istro­heshin me trans­parencën më të lartë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading