news

“Plasja” bie mbi disa krerë bagëti në Gjirokastër, autoritetet thirrje fermerëve të njoftojnë menjëherë veterinerët

Katër krerë bagëti kanë ngord­hur deri më tani në qarkun e Gjirokas­trës si paso­jë e antrak­sit, i njo­hur ndryshe si “plas­ja”.

Rastet janë regjistru­ar në katër vatra të ndryshme, të kon­fir­muara nga shër­bi­mi vet­eri­nar gjatë këtij viti. Dy vatra janë evi­den­tu­ar në qarkun e Gjirokas­trës dhe dy në Përmet, konkretisht në Lazarat, Suke, Qilar­isht dhe në një zonë të bashk­isë së Përmetit.

Sipas shër­bim­it vet­eri­nar, antrak­si nuk kon­sidero­het epi­de­mi, por një sëmund­je për të cilën zba­to­hen pro­tokolle të për­cak­tu­ara. Men­jëherë pas kon­fir­mim­it të një rasti, kry­het vaksin­i­mi i bagë­tive në tufën ku është shfaqur sëmund­ja, me qël­lim fren­imin e përhap­jes.

Vet­er­inerët nuk për­jash­to­jnë mundës­inë e shfaq­jes së rasteve të tjera gjatë mua­jit gusht, për shkak të tem­per­at­u­rave të lar­ta, të cilat favorizo­jnë riak­tiviz­imin e vatrave në zona të cak­tu­ara.

Autoritetet u bëjnë thirrje fer­merëve që të njofto­jnë men­jëherë shër­bimin vet­eri­nar nëse dysho­jnë për një kaf­shë të sëmurë ose të ngord­hur. Tra­j­ti­mi dhe asgjësi­mi i kaf­shëve të preku­ra duhet të kry­het sipas pro­tokolleve vet­erinare, për të shman­gur rrezikun e përhap­jes së sëmund­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading