news

Policia godet dy raste kriminale në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar për armëmbajtje dhe narkotikë (EMRAT)

Katër per­sona janë vënë në pran­ga gjatë dy opera­cion­eve të zhvil­lu­ara nga Poli­cia e Vlorës, në kuadër të godit­jes së rasteve të armëm­ba­jt­jes pa leje dhe shpërn­dar­jes së lëndëve narkotike.

Si rezul­tat i aksion­eve policore, janë sekuestru­ar një armë zjar­ri pis­to­letë, 6 fishekë, rreth 5 kilo­gramë cannabis sati­va, një sasi kokaine dhe dy automjete.Në Vlorë u arrestua në fla­grancë shte­tasi me ini­cialet E. O., 30 vjeç. Mëso­het se i riu u kap në një park­ing pranë një lokali në zonën e Lun­go­mares, ku gjatë kon­trol­lit fizik, në çan­tën e tij u gjetën një pis­to­letë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.Ndërkohë, në Sarandë u vunë në pran­ga tre per­sona, konkretisht shte­t­a­sit Ardit Cama, 30 vjeç, banues në Lukovë; Argjend Nanaj, 31 vjeç, banues në Lukovë, me prece­dent penal për narkotikë dhe armëm­ba­jt­je pa leje; si dhe Kel­di Jovani, 26 vjeç, banues në Sarandë, me prece­dent penal në fushën e narkotikëve.Tre të arrestu­ar­it u kapën në fla­grancë në aksin rru­gor Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, tek­sa lëviznin me dy autom­jete.

Gjatë kon­trol­lit në autom­jetin që drej­to­hej nga Argjend Nanaj, ku ndod­hej edhe Ardit Cama, poli­cia gjeti dhe sekue­stroi 5 kilo­gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sati­va, e cila dyshohet se trans­porto­hej me qël­lim shit­jen në Sarandë dhe Ksamil.Nga hetimet para­prake dyshohet se Kel­di Jovani lëvizte me autom­jetin tjetër për të mon­i­toru­ar itin­er­arin dhe për të sin­jal­izuar pran­inë e shër­bimeve të Policisë.Njoftimi i Policisë:Policia e Vlorës ka final­izuar, bren­da 24 orëve të fun­dit, dy opera­cione të kod­uara “Sig­uria” dhe “Trans­portue­sit”, në kuadër të luftës kundër armëm­ba­jt­jes pa leje dhe shpërn­dar­jes së lëndëve narkotike. Si rezul­tat i opera­cion­eve, janë vënë në pran­ga 4 per­sona, ndër­sa janë sekuestru­ar një armë zjar­ri pis­to­letë, rreth 5 kilo­gramë cannabis sati­va, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe dy autom­jete.

Në Vlorë, në kuadër të opera­cionit “Sig­uria”, u arrestua në fla­grancë shte­tasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lun­go­mares, ku gjatë kon­trol­lit fizik, në çan­tën e tij u gjetën dhe u sekuestru­an një pis­to­letë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sati­va.

Ndërko­hë, në Sarandë u final­izua opera­cioni “Trans­portue­sit”, pas një het­i­mi proak­tiv tre­ja­vor, me meto­da spe­ciale het­i­mi, në bashkëpunim mes Komis­ari­atit të Poli­cisë Sarandë, Drej­torisë së For­cës së Posaçme Opera­cionale të DPPSh-së dhe For­cës Kom­bëtare të Sig­urisë.

“Final­i­zo­hen, bren­da 24 orëve të fun­dit, dy opera­cione policore, “Sig­uria” dhe “Trans­portue­sit”, për godit­jen e armëm­ba­jt­jes pa leje dhe shpërn­dar­jes së lëndëve narkotike. Vihen në pran­ga 4 shte­tas. Sekue­stro­hen një armë zjar­ri pis­to­letë, 5 kilo­gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sati­va, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe 2 automjete.1- Në Vlorë, në kuadër të opera­cionit policor të kod­uar “Sig­uria”, u arrestua në fla­grancë shte­tasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lun­go­mares, ku gjatë kon­trol­lit fizik, në çan­tën e tij u gjetën dhe u sekuestru­an një armë zjar­ri pis­to­letë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.2- Në Sarandë, si rezul­tat i het­imeve proak­tive 3‑javore të kry­era me meto­da spe­ciale het­i­mi, shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Sarandë, në bashkëpunim me Drej­tor­inë e For­cës së Posaçme Opera­cionale të DPPSh-së dhe For­cën Kom­bëtare të Sig­urisë, Njësia Tiranë, nën drej­timin e Prokuror­isë së Sarandës, final­izuan opera­cionin policor të kod­uar “Transportuesit”.Gjatë opera­cionit u vunë në pran­ga 3 shte­tas:

– A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me prece­dent penal në fushën e narkotikëve dhe për armëm­ba­jt­je pa leje;

– K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me prece­dent penal në fushën e narkotikëve;

– A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Tre shte­t­a­sit u kapën në fla­grancë në rrugën “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy autom­jete. Gjatë kon­trol­lit në autom­jetin që drej­tonte A. N., ku udhë­tonte edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestru­an 5 kilo­gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sati­va, e dyshuar se trans­porto­hej me qël­lim shit­jen në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet dyshohet se shte­tasi K. J. lëvizte me autom­jetin tjetër për të mon­i­toru­ar itin­er­arin dhe për të sin­jal­izuar pran­inë e shër­bimeve të Poli­cisë. Vijo­jnë hetimet për doku­men­timin e plotë të kësaj veprim­tarie krim­i­nale dhe për iden­ti­fikimin e shte­tasve të tjerë të përf­shirë.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë për veprime të mëte­jshme”, sqaron Poli­cia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading