news

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

Pres­i­den­ti Begaj dekre­ton hyr­jen në fuqi të mar­rëvesh­jes së huas prej 302 mil­ionë dol­larësh me SHBA-në
Pres­i­den­ti Bajram Begaj, ka dekre­t­u­ar shpall­jen e ligjit për rat­i­fikimin e mar­rëvesh­jes së huas ndër­m­jet Shqipërisë dhe SHBA-së, në kuadër të Financim­it të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Përmes dekretit Begaj ka dhënë gjithash­tu pëlqimin që ligji të hyjë në fuqi men­jëherë.

Mar­rëvesh­ja lid­het me huanë direk­te mes Shqipërisë, e për­faqë­suar nga Min­is­tria e Finan­cave, dhe SHBA-ve, për­faqë­suar nga Agjen­cia e Bashkëpunim­it për Sig­ur­inë dhe Mbro­jt­jen (DSCA).

Kuven­di i Shqipërisë mira­toi me 74 vota më 27 kor­rik 2026 mar­rëvesh­jen e huasë me SHBA-të. Pas bojko­tim­it të seancën nga opozita,iIshte vetëm PS ajo e cila votoi pro mar­rëvesh­jes.

Mar­rëvesh­ja parashikon një hua në vlerën totale prej 302 mil­ionë dol­larësh amerikanë, në kuadër të pro­gramit të Financim­it të Jashtëm Ushtarak.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading