news

Rama deklaron: Avioni presidencial i SHBA do të prodhohet në Shqipëri

Nga Min­is­tria e së Vërtetës.

Pasi push­toi tre­gun glob­al me pro­duk­te ushtarake të teknologjisë së lartë, Kryem­i­nistri Edi Rama njoftoi sot se avioni i ardhshëm pres­i­den­cial i Shteteve të Bashkuara, i njo­hur si Air Force One, do të prod­ho­het tërë­sisht në Shqipëri nga kom­pa­nia “TIMAK Defence”.

Laj­mi i bujshëm erd­hi përmes një pos­ti­mi në rrjetet sociale, ku Kryem­i­nistri pub­likoi pam­je nga mak­i­na e parë ushtarake “Made in Alba­nia”, një mjet që sipas burimeve jozyrtare ka kalu­ar testet e NATO‑s duke ecur me suk­ses mbi tre rrethrro­tul­lime të reja në autostradën Tiranë-Dur­rës pa u gërvish­tur.

“Mirëmëng­jes! Me kre­nar­inë e prod­him­it të parë ushtarak sipas stan­dard­eve super-NATO, ju njoftoj se bren­da 30 mua­jve TIMAK jo vetëm që do të furni­zo­jë ushtrinë tonë, por do të ndër­to­jë edhe avion­in e ri të Shtëpisë së Bard­hë. Pen­tag­o­ni ka pran­uar që avioni i tyre të ketë tapiceri me punim dore nga Përmeti dhe ngjyrë vjoll­cë me Nuancë Rilind­je­je,” shkroi Rama në Face­book, shoqëru­ar me një video 8‑minutëshe me muzike në pra­pavi­jë.

Sipas kryem­i­nistrit, kom­pa­nia ven­dase ka nën­shkru­ar tash­më mar­rëvesh­je me 30 vende të botës, përf­shirë fuqi të mëd­ha si San Mari­no dhe një fis i pan­jo­hur në Ama­zonë.

Burime nga Uash­ing­toni kon­fir­mo­jnë se SHBA u bind për­fundimisht kur Rama u garan­toi se mjetet blind­uara shqiptare vijnë me sis­tem automatik për shmang­ien e gropave të rrugëve dhe janë të pajisura me gomat më të mira të për­doru­ra nga Zvi­cra.

I pyetur nga gaze­tarët se si do t’ia dalë një kom­pani që deri dje prod­honte ambu­lan­ca të ndër­to­jë një avion pres­i­den­cial super­sonik stealth, Rama u përgjigj shkurt: “Kush ka dyshime, le të shohë këtë ren­der 3D në 4K që kemi bërë me 3D Max. Të tjer­at janë kazani i opoz­itës. Ju uroj fund­javë të qetë!”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading