
Një influencer i njohur ukrainas, i cili numëron 2 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë një video ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama.
Max Klymenko duket ta ketë xhiruar videon gjatë samitit të NATO‑s në Ankara ku edhe kryeministri ishte i pranishëm, por e ka ndarë ditën e sotme.Pyetjet e tij lidhen kryesisht me përditshmërinë e kryeministrit, detyrën dhe angazhimet e tij e deri te hobet.Klymenko: Përshëndetje, si je? Unë jam Max
Rama: Përshëndetje, çfarë do prej meje?
Klymenko: Dua të të bëj disa pyetje, nëse është në rregullRama: Patjetër.
Klymenko: Cila është pjesa më e vështirë e punës suaj?Rama: Që të mos çmendem.
Klymenko: Po cila është pjesa e preferuar e punës suaj?
Rama: Të bëj gjëra të mira për njerëzit.
Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën?
Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur.
Klymenko: Sipas mendimit tënd kush është kërcënimi më i madh për Shqipërinë?
Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë.
Klymenko: Puna jote është puna e dytë në radhë që “të lë pa gjumë” në botë, vetëm doktorët flenë më pak se politikanët. Sa gjumë fle zakonisht?
Rama: Zakoisht 5 orë, mund të jetë edhe më pak.
Klymenko: Më cilin nga liderët aktualë botërorë mendon se ke marrëdhënien më të mirë dhe me kë ke marrëdhënien me “sfiduese”?
Rama: Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh.
Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump.Klymenko: Sa punë ke pasur në jetën tënde? Nëse mundesh të m’i listosh?
Rama: Isha një artist me kohë të plotë, më pas u bëra.. a jam bërë politikan? Shpresoj që jo, por kam bërë shumë gjëra të tjera, kam luajtur basketboll me skuadrën kombëtare, jo se isha shumë i mire, por sepse isha i gjatë.
Klymenko: A je i lumtur për “Knicks”? (skuadër basketbolli)
Rama: Nuk ndjek më basketboll pas daljes nga fusha të “Black Jesus”, nuk është më loja e njëjtë.
Klymenko: Së fundi, dua të pyes për këshillën që do i jepje një personi të ri tani?
Rama: Dëgjo, kur unë isha fëmijë, kam qenë gjithmonë shumë i “tensionuar” kur më duhej të merrja këshilla, dhe kur u rrita u betova me veten time që kur të isha i rritur nuk do të jepja kurrë këshila të rinjve. Nuk është ide e mirë.