news

Rusia konfiskon 123 prona të Dëshmitarëve të Jehovait dhe ia kalon shtetit

Një gjykatë në Moskë ka urd­hëru­ar kon­fiskimin e 123 pron­ave të Dësh­mi­tarëve të Jeho­vait dhe kalim­in e tyre në pronësi të shtetit rus, njoftoi të premten shër­bi­mi gjyqë­sor i kryeqytetit.Sipas autoriteteve, pronat ishin të regjistru­ara më parë në emër të degës suedeze të Dësh­mi­tarëve të Jeho­vait. Ato përf­shi­jnë 63 objek­te ban­i­mi dhe ambi­ente tregtare me një sipër­faqe totale prej mbi 11 mijë metrash katrorë, si edhe 60 parcela toke që shtri­hen në rreth 5.6 hek­tarë në zona të ndryshme të Rusisë.

Dësh­mi­tarët e Jeho­vait janë për­bal­lur prej vitesh me masa të ash­pra nga autoritetet ruse. Në vitin 2017, Gjyka­ta Supreme e Rusisë e shpal­li orga­ni­za­tën fetare si “ekstrem­iste” dhe ndaloi veprim­tar­inë e saj në vend.Megjithatë, në vitin 2022, Gjyka­ta Evropi­ane për të Drej­tat e Njeri­ut ven­dosi se ky ndal­im ishte i paligjshëm, duke vlerë­suar se Rusia kishte shkelur të drej­tat themelore të besimtarëve.Pas ndalim­it, qin­dra anë­tarë të Dësh­mi­tarëve të Jeho­vait janë pro­ce­d­uar penal­isht dhe shumë prej tyre janë dënuar me burg për akuza që lid­hen me “veprim­tari ekstrem­iste”.

Vetëm në fil­lim të këtij viti, katër anë­tarë të orga­ni­za­tës u dënu­an me burg. Sipas rapor­timeve, provat ndaj tyre u sig­u­ru­an përmes regjistrimeve të fshe­hta të real­izuara nga per­sona që ishin infil­tru­ar në mbled­hjet e lut­jeve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading