news

Si po shkojnë pushimet? Mateo dhe Brikena surprizojnë fansat

Pas për­fundim­it të “Top Are­na”, Brike­na Sel­mani dhe Mateo Bor­ri kanë nisur pushimet së bashku. Çifti i dashur për pub­likun shqip­tar ka zgjed­hur Turqinë për disa ditë relak­si.

Dy ish-banorët e edi­cionit të pestë të “Big Broth­er VIP Alba­nia” nuk kanë ngur­ru­ar që të nda­jnë me ndjekësit e tyre disa momente nga këto pushime.

Si Mateo ash­tu dhe Brike­na kanë pos­tu­ar në pro­filet e tyre në rrjetet sociale foto apo video ku shfaqe së bashku. Ata duken më të dashu­ru­ar se kur­rë me njëri-tjetrin.

Mëng­jesin e sotëm, Sel­mani ka pub­likuar në “Instas­to­ry” një fotografi me Bor­rin, ndërko­hë ky i fun­dit ka pub­likuar një video me part­neren e tij.

Kuj­to­jmë se Brike­na dhe Mateo nji­heshin para se të hynin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por aty i dhanë një shans të dytë lid­hjes së tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading