news

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë qeverisë: Zgjateni mbështetjen me 3 muaj!

Skadon këtë të shtunë afati për të aplikuar për kom­pen­simin e çmim­it të naftës nga oper­a­torët e trans­portit pub­lik. Admin­is­tra­ta Tati­more i bën thirrje sub­jek­teve të apliko­jnë për të për­fi­tu­ar rim­bur­simin 50 lekë për çdo litër naftë që kanë blerë përg­jatë peri­ud­hës mars–prill–maj 2026.

Kjo mbështet­je finan­cia­re u mirat­ua nga qev­e­ria në maj për shkak të shtren­j­tim­it të kar­bu­ran­tit prej luftës në lind­jen e Mesme. Por për kom­pan­itë e trans­portit, kjo mbështet­je është e pam­jaftueshme për­sa kohë çmi­mi i naftës vijon ende të jetë i lartë.

Shoqa­ta Kom­bëtare e Trans­portit Qyte­tas më 31 kor­rik i është drej­tu­ar përsëri me një letër min­istrit të Infra­struk­turës Enea Karakaçi, min­istrit të Finan­cave Petrit Malaj dhe min­istres së Ekonomisë Deli­na Ibrahi­maj duke kërkuar zgjat­jen e kom­pen­sim­it edhe për tre muaj, qer­shor, kor­rik dhe gusht, pasi ditët e fun­dit ka arrit­ur deri në 214 lekë për litër.

“Nëse kjo sit­u­atë do të vijo­jë, ekzis­ton rreziku real i përke­qësim­it të likuiditetit finan­ciar të oper­a­torëve, duke ndikuar drejt­për­drejt në përm­bush­jen e detyrimeve ndaj punon­jësve, fur­n­i­torëve, insti­tu­cion­eve tati­more dhe kred­i­torëve të tjerë. Një sit­u­atë e tillë do të cenonte jo vetëm sta­bilitetin ekonomik të oper­a­torëve, por edhe vazhdimës­inë e shër­bim­it të trans­portit pub­lik për qyte­tarët”, thuhet në shkresën dër­guar qeverisë.Gjithashtu ata kërko­jnë thjesh­tim të pro­ce­du­rave për të për­fi­tu­ar kom­pen­simin.

“Për­sh­pe­j­ti­mi i këtyre pro­ce­du­rave do të ndikonte drejt­për­drejt në për­mirësimin e gjend­jes finan­cia­re të oper­a­torëve dhe në garan­timin e vijimë­sisë së shër­bim­it”, thuhet në letër.Qeveria doli nga regji­mi i Bor­dit të Trans­parencës që cak­tonte çmimet e kar­bu­ran­tit me 19 qer­shor, kohë kur naf­ta po shitej me 176 lekë dhe ben­z­i­na me 166 lekë. Ndër­sa në ditët e fun­dit të kor­rikut kar­bu­ran­ti është shtren­j­tu­ar ndjeshëm duke arrit­ur në 214 lekë për litër, prej ten­sion­eve në rrit­je në lind­jen e Mesme.

Deklara­ta e plotëNë vijim të takimeve dhe komu­nikimeve të zhvil­lu­ara lid­hur me sit­u­atën finan­cia­re të oper­a­torëve të trans­portit pub­lik, dëshi­ro­jmë të rik­the­jmë në vëmend­jen tuaj shqetësimin seri­oz që vazh­don të ndiko­jë në mbarë­va­jt­jen e këtij shër­bi­mi me rëndësi jetike për qyte­tarët.

Rrit­ja e vazh­dueshme e çmim­it të kar­bu­ran­tit, e cila aktu­al­isht ka arrit­ur nivelet më të lar­ta të vitit, ka rën­d­uar ndjeshëm kos­tot oper­a­tive të sek­torit. Duke pasur parasysh kon­sum­in e lartë të kar­bu­ran­tit nga mjetet e trans­portit pub­lik, kjo sit­u­atë ka kri­juar një bar­rë finan­cia­re të papër­bal­lueshme për oper­a­torët, duke vënë në rrezik vazhdimës­inë nor­male të aktivitetit dhe përm­bush­jen e detyrimeve kon­trak­tore.

Nëse kjo sit­u­atë do të vijo­jë, ekzis­ton rreziku real i përke­qësim­it të likuiditetit finan­ciar të oper­a­torëve, duke ndikuar drejt­për­drejt në përm­bush­jen e detyrimeve ndaj punon­jësve, fur­n­i­torëve, insti­tu­cion­eve tati­more dhe kred­i­torëve të tjerë. Një sit­u­atë e tillë do të cenonte jo vetëm sta­bilitetin ekonomik të oper­a­torëve, por edhe vazhdimës­inë e shër­bim­it të trans­portit pub­lik për qytetarët.Për këto arsye, kërko­jmë nga insti­tu­cionet tua­ja që të propo­zo­jnë pranë Këshillit të Min­is­trave vijimin e skemës së kom­pen­sim­it për oper­a­torët e trans­portit pub­lik edhe për peri­ud­hën qer­shor, kor­rik dhe gusht 2026, si një masë e domos­doshme për garan­timin e funk­sionim­it nor­mal të këtij sek­tori.

Njëko­hë­sisht, kërko­jmë që pro­ce­du­rat e rim­bur­sim­it të thjesh­to­hen dhe të për­sh­pe­j­to­hen, pasi një pjesë e oper­a­torëve ende nuk kanë për­fi­tu­ar page­sat e mëparshme.

Për­sh­pe­j­ti­mi i këtyre pro­ce­du­rave do të ndikonte drejt­për­drejt në për­mirësimin e gjend­jes finan­cia­re të oper­a­torëve dhe në garan­timin e vijimë­sisë së shërbimit.Duke vlerë­suar rëndës­inë e trans­portit pub­lik si një shër­bim me interes të lartë pub­lik, beso­jmë se insti­tu­cionet që ju për­faqë­soni do ta tra­j­to­jnë këtë kërkesë me pri­or­itet dhe do të ndër­mar­rin hap­at e nevo­jshëm për gjet­jen e një zgjid­hje­je sa më të shpe­jtë.

Duke ju falën­deru­ar për bashkëpunimin dhe mirëkup­ti­min, mbete­mi në prit­je të një përgjig­je­je poz­i­tive.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading