news

SPAK jep DETAJET: Ja si u arrestua Ermal Beqiri në Francë, zbardhen hetimet dhe pasuritë

Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njof­tim zyr­tar lid­hur me arres­timin në Francë të biz­nes­menit Ermal Beqiri, duke zbard­hur deta­je mbi opera­cionin ndërkom­bë­tar që çoi në lokaliz­imin dhe kap­jen e tij, si edhe mbi hetimet finan­cia­re për pasuritë e dyshuara me origjinë krim­i­nale.

Prokuro­r­ia e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar po kry­hen het­ime për llog­a­ri të pro­cedim­it penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llog­a­ri të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistru­ar edhe emrin e shte­t­a­sit E.B, si per­son ndaj të cilit zhvil­lo­hen het­ime, për kry­er­jen e veprave penale “Konkur­ren­ca e paligjshme nëpër­m­jet dhunës”, “Heq­ja e paligjshme e lirisë”, “Shkel­ja e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like” e kry­er në for­mën e veçan­të të bashkëpunim­it atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe “Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, “Kry­er­ja e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale dhe grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, si dhe “Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale ose veprim­tarisë krim­i­nale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Kor­rup­sioni aktiv i per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like”, të kry­er në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 para­grafi i dytë i K. Penal.

Ndaj per­son­ave nën het­im dhe konkretisht shte­tasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme te Shkalles se Pare Për Kor­rup­sion­in dhe Krim­in e Orga­nizuar, është cak­tu­ar masa e sig­urisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendi­mi i gjykatës është dër­guar men­jëherë për tu ekzeku­tu­ar nga struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.

Me shkresën nr. 43981 prot, datë 24.12.2025, nga ana e Prokuror­isë së Posaçme, i është kërkuar Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit, Zyrës Qen­drore Kom­bëtare, Inter­pol Tirana, shpall­ja në kërkim ndërkom­bë­tar të këtyre shte­tasve ndaj të cilëve ishte cak­tu­ar masa e sig­urisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpall­ja në kërkim ndërkom­bë­tar është pasqyru­ar edhe në data­base të Inter­pol Tirana me “njof­tim të kuq” (red notice).

Më datë 19 qer­shor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kon­tak­tu­an Shër­bimin e Sig­urisë së Brend­shme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështet­jen e autoriteteve franceze në gjet­jen e shte­t­a­sit E. B, në kushtet kur nga infor­ma­cioni i disponuar dyshohej se ky shte­tas ndod­hej në ter­ri­torin e Repub­likës Franceze.

Në momentin e kësaj kërkese, shte­tasi E.B ishte sub­jekt i një “Njof­ti­mi të Kuq” (Red Notice) të Inter­polit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve gjyqë­sore shqiptare për qël­lime arres­ti­mi dhe ekstradi­mi. Pas mar­rjes së kësaj kërkese, SSI kon­tak­toi men­jëherë Drej­tor­inë Kom­bëtare të Poli­cisë Gjyqë­sore (DNPJ) Franceze, duke mundë­suar fil­lim­in e men­jëher­shëm të het­imeve në ter­ri­torin francez. Po atë ditë, u ven­dos një bashkëpunim i ngushtë me Zyrën Qen­drore për Luftën kundër Krim­it të Orga­nizuar (OCLCO).

Hetimet fillestare sug­jeronin se E.B. ndod­hej në Francë, gjë që për­puthej me infor­ma­cionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëte­jshme nga autoritetet franceze e kon­fir­muan këtë infor­ma­cion dhe iden­ti­fikuan disa asete me origjinë krim­i­nale të ndod­hu­ra në Francë, veçanër­isht llog­a­ri bankar me një vlerë totale prej mbi dy mil­ionë eurosh, dy aparta­mente , u evi­den­tua bler­ja e një kësht­jelle në depar­ta­mentin e Oise (60) rreth 2.6 mil­ion euro, mjete motorike etj,

Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezul­to­jnë nga hetimet e mëte­jshme, i është dër­guar kërkesë për ndih­më juridike autoriteteve gjyqë­sore franceze me qël­lim sekuestrim­in e tyre.

Këto het­ime, të kry­era nga Briga­da Kom­bëtare e Kërkim­it të Per­son­ave në Kërkim (BNRF), çuan gjithash­tu në zbu­lim­in e autom­jeteve që mund të ishin për­dorur nga per­soni në kërkim dhe lejuan që opera­cionet në ter­ren të përqen­dro­heshin më sak­të­sisht në atë zonë gjeografike.

Njëko­hë­sisht, u angazhua Zyra Qen­drore për Luftën kundër Krim­it të Rëndë Finan­ciar (OCRGDF) për të kry­er het­ime finan­cia­re lid­hur me asetet krim­i­nale të iden­ti­fikuara në Francë dhe për të për­gat­i­tur — në koor­dinim me autoritetet gjyqë­sore franceze dhe shqiptare masa sekuestri­mi që do të zba­to­heshin në kuadër të bashkëpunim­it gjyqë­sor ndërkom­bë­tar.

Që nga data 19 qer­shor 2026, shkëm­bimet opera­cionale midis Shër­bim­it të Sig­urisë së Brend­shme (SSI), magjis­tratit ndër­lid­hës dhe shër­bimeve të poli­cisë gjyqë­sore kanë qenë të vazh­dueshme. Ky koor­dinim i përdit­shëm ka mundë­suar shkëm­bimin e shpe­jtë të infor­ma­cionit dhe për­sh­tat­jen e vazh­dueshme të het­imeve.

Më datë 24 kor­rik 2026, shte­tasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjz­bat­uese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të cen­tralit bërthamor të Penly‑t (Seine-Mar­itime) dhe u detyrua të ulej në aero­dromin e Albert-it (Somme). Gjyka­ta franceze urd­hëroi vazhdimin e paraburgim­it të tij, për qël­lim ekstradi­mi drejt Repub­likës së Shqipërisë. Hetimet gjyqë­sore po kry­hen tani nga njësi të spe­cial­izuara të Drej­torisë Kom­bëtare të Poli­cisë Gjyqë­sore, në bashkëpunim me SPAK-un.

Hetimet finan­cia­re po zhvil­lo­hen para­lel­isht për të mundë­suar sekuestrim­in dhe kon­fiskimin e pasurive krim­i­nale të iden­ti­fikuara në ter­ri­torin francez, në kuadër të mekaniz­mave të bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar gjyqë­sor.

Me kërkesë te Prokuror­isë së Posaçme autoritetet franceze kane kry­er kon­trol­lin per­son­al si edhe të disa ambi­en­teve në pronësi të shte­t­a­sit E.B., ku janë sekuestru­ar sende qe vlerë­so­hen me interes për pro­ced­imin penal.

Nga ana e Prokuror­isë së Posaçme i është dër­guar Min­istrisë së Drejtë­sisë së Repub­likës së Shqipërisë, për ti për­c­jel­lë autoriteteve kom­pe­tente të Repub­likës së Francës, kërke­sa për ekstradimin nga Repub­li­ka e Francës në Repub­likën e Shqipërisë së shte­t­a­sit E.B.

Prokuro­r­ia e Posaçme gjen rastin të falën­dero­jë për bashkëpunimin; Policinë e Shtetit, ZQK Inter­pol Tirana, Shër­bimin e Sig­urisë së Brend­shme (SSI) në Ambasadën Franceze në Tiranë, Drej­tor­inë Kom­bëtare të Poli­cisë Gjyqë­sore (DNPJ) Franceze, Zyrën Qen­drore për Luftën kundër Krim­it të Orga­nizuar (OCLCO) në Francë, Brigadën Kom­bëtare të Kërkim­it të Per­son­ave në Kërkim (BNRF) Francë si dhe Magjis­tratin ndër­lid­hës të Repub­likës së Francës, i cili sig­uroi komu­nikimin e rrjedhshëm midis autoriteteve gjyqë­sore franceze dhe shqiptare dhe kon­tribuoi në ndjek­jen e vazh­dueshme të pro­ce­du­rave.

Sqarim: Çdo per­son prezu­mo­het i pafa­jshëm deri sa nuk vërte­to­het fajësia e tij me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading