news

Tentakulat e Klod Allajbeut, prestanomet që përdor për korrupsion dhe pastrim parash, në skenë gruaja, babai…

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Klod Alla­jbeu, beu i shën­de­të­sisë pub­like dhe pri­vate në Shqipëri, i cili ka mik­suar Spi­tal­in e tij Amerikan me QSUT-në, që emëron min­istren e Shën­de­të­sisë, drej­torët e spi­taleve pub­like deri tek she­fat e pavion­eve, kon­trol­lon dhe ka futur duart në tre nga katër kon­cen­sionet në shën­de­tësi, të kon­sideru­ara nga SPAK dhe KLSH si kor­rup­tive.

Për kon­trol­lin e kon­cen­sion­eve të hemodi­al­izës, lab­o­ra­torëve dhe ster­il­izim­it, por edhe për ten­dera, mbet­jet spi­talore dhe shër­bime të tjera, Alla­jbeu është kujdesur gjith­n­jë të për­dorë kom­pani guacka dhe një rreth njerëzisht ku përf­shi­hen kushëri­ra, bashkëshort­ja, babai i tij dhe prestanome.

Kom­pan­inë e kon­cen­sion­it 84 mil­ionë euro të hemodi­al­izës e fshe­hu në një ish gomis­teri në Berat në emerin e kushërirës së parë, Majlin­da Fetiu. Më pas kon­cen­sioni ka kalu­ar në disa duar nga Tirana, Holandë dhe aktu­al­isht në Sue­di, në ten­ta­tivë për të hum­bur gjur­mët drejt vendeve arabe. Kon­cen­sioni u fitua nga kom­pa­nia DiaVi­ta, e cila ishte në pronësi të Spi­tal­it Amerikan (15 % të aksion­eve) dhe kom­panisë Evi­ta (85 % të aksion­eve). Pra, Evi­ta kon­trol­lonte 85 % të kon­cen­sion­it të dial­izës. All­jabeu e kishte regjistru­ar kom­pan­inë Evi­ta në emrin e kushërirës Fetiu.

(Majlin­da Fetiu)

Majlin­da Fetiu, në shta­tor 2016, ia shet kom­pan­inë Evi­ta, pra kon­ce­sion­in e hemodi­al­izës, kushërit të Petrit Vasilit, Rasim Hamazaraj dhe Ertel Kërçukut, për 30 mil­ionë lekë. Me 10 nën­tor 2016 pake­ta max­horitare e aksion­eve të Evi­ta Sh.p.k, e cila zotëro­hej nga biz­nes­meni kon­tro­vers i fara­maceu­tikës Rasim Hamzaraj, u ble nga kom­pa­nia hol­lan­deze Ari­mo B.V., për 160 mijë euro. Ari­mo ishte e regjistru­ar në Holandë në të njëjtën adresë ku rezul­tonin edhe kom­pani të tjera të lid­hu­ra me Klo­di­an Alla­jbe­un.

Gru­a­ja e All­jabeut te kon­cen­sioni i ster­il­izim­it

Klo­di­an Alla­jbeu qën­dron edhe pas kon­cen­sion­it të ster­il­izim­it, për të cilin sot ka disa të dënuar. Për të mar­rë para nga ky kon­cen­sion, All­jabeu ka futur gru­an e tij, Iris Alla­jbeu. Në letra, për­fitues i kon­cen­sion­it kor­rup­tiv është Ilir Rra­paj, por një pjesë e par­ave shko­jnë tek Klod Alla­jbeut. Si shfaqet dora e Alla­jbeut në dos­jen e ster­il­izim­it dhe pse nuk për­mendet nga medi­at e ‘pavaru­ra’ ky fakt i rëndë­sishëm?

Kom­pa­nia kon­cen­sion­are e ster­il­izim­it SaniS­er­vice me nipt L51910021C, sipas dos­jes së SPAK-ut, ka kalu­ar qin­dra mijëra euro në llog­a­ri të kom­panisë së trans­portit të mall­rave Kneo Trans­port Kom­pani, me nipt L61313515J. Paratë janë kalu­ar për shër­bime të pre­tend­uara të kry­era nga kom­pa­nia Kneo Trans­port Kom­pani, në kuadër të zba­tim­it të kon­tratës së kon­cen­sion­it të ster­il­izim­it.

Kom­pa­nia Kneo Trans­port është themelu­ar nga Kneon Laçi në janar 2016, një muaj pas fir­mosjes së kon­tratës së ster­il­izim­it të mes Min­istrisë së Shën­de­të­sisë dhe SaniS­er­vice. Në 23 mars 2021, shfaqe Iris Alla­jbeu, bashkëshort­ja e Klo­di­an Alla­jbeut, e cila blen 50 % të aksion­eve të kom­panisë të kom­panisë Kneo Trans­port, aktu­al­isht me emër të ndryshuar në Med-Rad.

Pasi Med-Rad mori paratë nga kon­cen­sioni i ster­il­izim­it dhe pas thel­lim­it të het­imeve nga SPAK për kor­rup­sion, Iris Alla­jbeu largo­het nga kom­pa­nia në 13 kor­rik 2021, duke ia dhënë sër­ish aksionet Kneon Laçit. Më pas kom­pa­nia kalon në emrin e Alla­jbeut, duke kon­fir­muar se Laçi ishte prestanome.

Alla­jbeu ia beson babait ‘Equ­os Resort’ që u sekuestrua pjesër­isht nga SPAK‑u

Klod Alla­jbeu ka ven­do­sur for­mal­isht babanë e tij, Fadil Alla­jbe­un, admin­is­tra­tor të ‘Equ­os Resort’, i sekuestru­ar pjesër­isht nga SPAK në kuadër të dos­jes së AKSHI‑t, ku u godit edhe Ergys Agasi. Resor­ti rezul­ton 85 % në pronësi të kom­panisë Ari­mo të Alla­jbeut në Holandë dhe 15 % në emrin e Shkëlqim Hox­hës, ish drej­tori i Lojërave të Fatit gjatë qev­eris­jes Berisha.

Në emër të babait, Alla­jbeu ka edhe kom­pan­inë Dia­mant Plus me objekt treg­timin e mate­ri­aleve, pajis­jeve dhe aparat­u­rave dentare. Kom­pa­nia pose­don disa dyqane në Tiranë. Alla­jbeu e ka përf­shirë babanë edhe si aksion­er në hotele dhe inves­time tur­is­tike.

Janis Karathano prestanome i Alla­jbeut në kon­cen­sion­in 130 mil­ionë euro të lab­o­ra­torëve

Disa fak­te dhe lid­hje ngrenë dyshime të for­ta se Janis Karathano është prestanome i Klod Alla­jbeut në kon­cen­sion­in 130 mil­ionë euro të lab­o­ra­torëve, i cili po het­o­het nga SPAK si aferë kor­rup­tive. Një nga kon­pan­itë e kon­cen­sion­it të lab­o­ra­torëve është AB Lab­o­ra­to­ry Solu­tions B.V, kap­i­tal 2.1 mil­ionë lekë, me adresë në Laan Van Meerder­voort 1224, 2555 CD Hague, Hol­landë, e cila ka 33 % të aksion­eve në kom­pan­inë kon­cen­sion­are të lab­o­ra­torëve.

(Janis Karathano)

Kjo kom­pani, me admin­is­tra­tor djalin e Karathanos, Kon­stan­ti­nos Karathanos, është në pronësi të kom­panisë shqiptare Pega­sus, me pronar të vetëm Janis Karathano, me të cilën ka mar­rë mbi 100 ten­dera në shën­de­tësi me vlerë rreth 20 mil­ionë euro. Më herët admin­is­tra­torë të kom­panisë AB Lab­o­ra­to­ry Solu­tions B.V kanë qenë Orinoco Min­ing & Resources B.V, ITPS (Nether­lands) B.V., Luisa Cinzia Ramas­so dhe Alexan­dra Eleono­ra.

Kom­pan­itë e Alla­jbeut kanë patur të njëjtën admin­is­tra­tore me kom­pan­itë e Janis Karathono në Holandë, që kon­trol­lo­jnë kon­cen­sion­in e lab­o­ra­torëve me vlerë 130 mil­ionë euro. Alla­jbeu qën­dron jo vetëm pas kon­cen­sion­it të hemodi­al­izës, por ka dyshime të for­ta se kon­trol­lon edhe kon­cen­sion­in e lab­o­ra­torëve. Kom­pan­itë kon­cen­sione kanë mar­rë mil­iona euro për punë të pakry­era, pra me letra fik­tive, skemë kjo e fak­tu­ar me disa raporte nga KLSH.

Arbër Teq­ja, prestanome i punëve të pista të Alla­jbeut

Arbër Teq­ja është një nga prestanomet e Klod Alla­jbeut për afera kor­rup­tive me ten­dera dhe pastrim parash. Për vite me rad­hë, Alla­jbeu e për­dori Teq­jan si pronar for­mal të kom­panisë së tij ECO Ricik­lim për të për­larë mil­iona euro ten­dera në shën­de­tësi për gjo­ja asg­jes­imin e mbet­jeve spi­talore, mbet­je të cilat sipas KLSH nuk asg­je­so­heshin, por zhdukeshin. Në shkurt të 2025, Alla­jbeu doli vetë në skenë duke i ‘blerë’ aksionet përmes kom­panisë së tij Ana­mark.

Ndërkaq, bashkëshort­ja e Arbër Teq­jas, One­j­da Ymer­aj, prej 10 vitesh mban pozi­cione kyçe në Spi­tal­in Amerikan të Klod Alla­jbeut. BKH-ja sekuestoi tele­fonin zon­jës One­j­da Ymer­aj në kuadër të het­imeve për kor­rup­sion, për pastrim parash, vjed­hjesh së par­ave pub­like me kon­cen­sion­in 84 mil­ionë euro të hemodi­al­izës etj.

Ymer­aj dyshohet se është mbule­sa dhe ekzekutues­ja e skemës së kor­rup­sion­it me kon­cen­sion­in e hemodi­al­izës, ku paratë e përvetë­suara me shër­bime të pakry­era kanë shkuar nga Tirana në Holandë dhe nga Holan­da në Londër, duke u inves­tu­ar në pasuri të palu­a­jt­shme, ndër­sa një pjesë kanë ard­hur në Shqipëri, duke u inves­tu­ar gjithash­tu në pasuri të palu­a­jt­shme dhe kor­rup­ti­min e qar­qeve poli­tike dhe medi­atike.

Alqi Jani, lin­ja krye­sore e kor­rup­sion­it të Alla­jbeut me ten­dera

Alqi Jani, admin­is­tra­tori i kom­panisë Evi­ta të Alla­jbeut, dyshohet nga het­ue­sit se është një nga lin­jat krye­sore të kor­rup­sion­it dhe pastrim­it të par­ave nga Klod Alla­jbeu. Përmes kom­panisë Evi­ta, Alla­jbeu ka mar­rë vitet e fun­dit rreth 60 mil­ionë euro ten­dera nē shën­de­tësi, dyshohet me para­cak­tim dhe pro­ce­du­ra të manip­u­lu­ara. Kom­pa­nia Evi­ta u bastis nga një skuadër e BKH-së në janar të këtij viti, ndër­sa Alqi Jani po het­o­het si një nga duart e Alla­jbeut në zhvat­jen dhe pastrim­in e par­ave pub­like.

Evi­ta është 72 % në pronësi të kom­panisë Ari­mo, adresë në Nas­saulaan 2 A, 2514 JS, Willemspark, Haaglan­den, Hagë, Hol­landë, pas të cilës qën­dron Klod Alla­jbeu. Përmes Evitës, Alla­jbeu kon­trol­lon edhe kom­pan­inë Dial-Alb shpk të pro­duk­teve far­ma­ceu­tike, ku 20 % të aksion­eve i ka Arbër Teq­ja.

Ben Petani, mas­ka e Alla­jbeut tek Phar­ma One dhe afera e ter­mome­trave

Oktapo­di i shën­de­të­sisë Klod Alla­jbeu kon­trol­lon edhe depot far­ma­ceu­tike Phar­ma One dhe DELTA Med përmes Ben Petan­it. Pas Pahrma One, e cila ka mar­rë edhe 1 mil­ionë euro ten­dera në shën­de­tësi qën­dron Alla­jbeu, i cili së fund­mi ka ven­do­sur t’a kalo­jë kom­pan­inë në pronësi të kom­panisë Evi­ta, të cilën e kon­trol­lon përmes kom­panisë Ari­mo në Holandë.

Autoriteti i Konkur­rencës, pas një het­i­mi të thel­lu­ar, kon­sta­toi se gjatë pan­demisë, Ben Petanin, i cili ka hyrë në pazare me oli­garkë të tjerë, duke fik­suar çmimet, tërhe­qur artikuj për të stim­u­lu­ar rrit­jen e çmimeve, duke kufizuar apo kon­trol­lu­ar burimet e furnizim­it etj., vetëm me një qël­lim: zhvat­jen e qyte­tarëve.

Në vitin 2020 befas u zhdukën nga far­ma­c­itë ter­mome­trat e thjeshtë që kush­tonin deri në 1 USD copa. Në atë kohë, për shkak të pan­demisë, ter­mometri ishte mjeti më i kërkuar nga famil­jet shqiptare. Në çdo far­ma­ci po të pyesje, përgjig­ja ishte: Ka mungesë tregu. Në vend të ter­mometrit të zakon­shëm, kishte disa ter­mome­tra të tjerë që kushtin nga 7 deri në 15 USD. Në vijim kishte vetëm ter­mome­tra me vlerë mbi 10 mijë lekë të vje­tra copa.

Fer­di­nend Gjana, i besuari i Alla­jbeut për uni­ver­sitetin piramidë

Klod Alla­jbeu ka sajuar edhe një uni­vesitet piramidë të qua­j­tur Uni­ver­siteti West­ern Balka­ns, të cilin si shumë ten­taku­la të tjera e për­dor për pastrim parash. Uni­ver­siteti është kri­juar gjo­ja në kuadër të bashkëpunim­it të Spi­tal­it Amerikan dhe Spi­tal­it Hygeia. Punët e këtij të ash­tuqua­j­turi uni­ver­sitet, Alla­jbeu ia ka besuar Fer­di­nand Gjanës, i cili është edhe aksion­er me 10 %.Përmes kom­panisë së uni­ver­sitetit, Alla­jbeu dhe Gjana kon­trol­lo­jnë edhe dy kom­pani Tech­nol­o­gy Cen­ter of Excel­lence dhe WESTERN BALKANS UNIVERSITY DENTAL INSTITUTE, e para me objekt tra­jn­ime pro­fe­sion­ale, ndër­sa e dyta me objekt shër­bime dentare.

Mario Karaj, i besuari i Alla­jbeut për punët e zeza te Spi­tali Amerikan dhe Hygeia

Ash­tu si pothua­jse të gjitha kom­pan­itë e tjera të Alla­jbeut, Spi­tali Amerikan ka dalë për vite me rad­hë me hum­b­je, duke ngrit­ur dyshime të for­ta për devi­jim fitimesh për të mos paguar tak­sa. Punët e Spi­tal­it Amerikan, i përf­shirë në një sagë skan­dalesh, Alla­jbeu ia ka besuar Mario Kara­jt. Këtë lëviz­je Alla­jbeu e bëri pas manovrës ku i bleu vetes së tij Spi­tal­in Amerikan për 24 mil­ionë euro.

Arbër Liçaj ka qenë inx­hinier elek­tron­ik në Spi­tal­in Amerikan të Klod­jan Alla­jbeut, prak­tik­isht një argat i Klodit.

Arbër Teq­ja, i arrestu­ar më parë për ske­ma mashtri­mi me rim­bur­simin e ilaçeve me far­ma­c­inë Express, është dora krye­sore e Klod Alla­jbeut, me të cilin ka hapur një kar­tel kom­pan­ish far­ma­ceotike si dhe për asg­jes­im të mbet­jeve spi­talore, duke mar­rë mil­ionë euro ten­dera klien­telistë dhe në shumë raste duke mashtru­ar me zba­timin e kon­tratave.

Fil­lim­isht, Alla­jbeu e kamu­floi kom­pan­inë në emër të Arbër Liçaj dhe Ilda Tër­shana. Në nën­tor 2022, futi në lojë Arbër Teq­jan, i cili bleu 80 % të aksion­eve për 46 mijë euro.Por, meqenëse Arbër Teq­jas tash­më i ka dalë boja, duke e për­dorur për të mar­rë rreth 50 ten­dera me kom­pan­inë Eco Ricik­lim, Alla­jbeu ka futur në lojë kom­pan­inë Cam­brige Pathol­o­gy B.V, regjistru­ar në Holandë, aty ku oli­garku fsheh edhe fijet e kom­panive të tjera, me të cilat ka bërë reprezal­je në bux­hetin e shëndetësisë.Në qer­shor 2023, Arbër Teq­ja ia shet aksionet kom­panisë Cam­brige Pathol­o­gy B.V, pronar fun­dor i të cilës dyshohet se është pikër­isht Klo­di­an Alla­jbeu.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading