news

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet mund të zgjasin me muaj, Serbia t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Kryem­i­nistri në detyrë i Kosovës, Albin Kur­ti, ka thënë të shtunën se gër­mimet në një vend ku janë gje­tur mbet­je njerë­zore që dyshohet se u përkasin njerëzve të zhdukur nga lufta e viteve 1998-’99, mund të zgjasin me muaj, për shkak të shpërn­dar­jes së tyre dhe ter­ren­it të vështirë.

Duke folur për media gjatë viz­itës së tij në vendin e gër­mimeve në fshatin Kalludër e Vogël në veri të ven­dit, Kur­ti tha se Ser­bia duhet të kushtë­zo­het nga bashkësia ndërkom­bëtare për hap­jen e arki­vave, gjë që do të ndih­monte në zbard­hjen e fatit të rreth 1.600 njerëzve ende të zhdukur.
Gër­mimet në fshatin e Zubin Potokut nisën në fil­lim të javës, pas një het­i­mi rreth dyv­jeçar dhe arres­tim­it të dy të dyshuarve nga autoritetet koso­vare.

Poli­cia tha më vonë se ka gje­tur dësh­mi se njëri nga të arrestu­ar­it në Zubin Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave.

Autoritetet kon­fir­muan ditë më parë se mbet­jet e gje­tu­ra në Kalludër të Vogël janë me origjinë njerë­zore.

“Tash do të vazh­do­jnë këto gër­mime edhe shumë javë, ndosh­ta edhe shumë muaj, meqenëse esh­trat e gje­tu­ra janë të shpërn­dara dhe janë buzë një për­roi, i cili me shumë gjasa në stinën e pran­verës është një për­rua i fuqishëm dhe në këtë mënyrë tru­pat, edhe nëse janë var­ro­sur në të njëjtin vend, mund të mos jenë aty”, tha Kur­ti të shtunën tek­sa vëzh­goi gër­mimet.

Kur­ti e aku­zoi Serbinë se, përveç se nuk dësh­i­ron të bashkëpuno­jë, po ndalon njerëz që po japin të dhë­na për vend­ndod­hjen e mund­shme të var­reve masive.

“Të gjithë jemi dësh­mi­tarë që Ser­bia po arreston ser­bë të cilët para më shumë se dy dekadash na i paskan treguar UNMIK-ut e orga­ni­zatave ndërkom­bëtare për krimet e Ser­bisë, dhe këtë po e bën nën akuzën për spi­u­nazh”, tha Kur­ti.

Ai tha se, Ser­bia në vend se t’i hapë arki­vat e for­cave policore, ushtarake dhe paraushtarake që kanë kry­er krime të luftës në Kosovë, “ajo të gjithë ata të cilët japin çfarë­do infor­ma­cioni i aku­zon, i arreston dhe mund të thuhet tash­më i ndëshkon për spi­u­nazh”.

Megjithëse çësht­ja e të zhdukurve me dhunë shi­het krye­sisht si çësht­je human­itare, Ser­bia deri tani nuk ka lejuar qas­je të plotë në doku­mentet e insti­tu­cion­eve që kanë vepru­ar gjatë luftës në Kosovë, pavarë­sisht zotimeve për bashkëpunim dhe shkëm­bim të dhë­nash.

Kur­ti po i refer­o­hej arres­tim­it të një 46-vjeçari me ini­cialet R.T., në Kralevë, në Serbinë qen­drore.
Agjen­cia serbe Tan­jug, tha se ai u arrestua nën dyshimin për spi­u­nazh dhe shfaqi pam­je nga ndal­i­mi e tij.

Min­is­tria serbe e Punëve të Brend­shme (MPB), Agjen­cia e Sig­urisë dhe Infor­ma­cionit dhe Prokuro­r­ia e Lartë në Kralevë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë lid­hur me arres­timin e R.T., dhe as nuk e kanë kon­fir­muar zyr­tar­isht infor­ma­cionin.

Sipas rapor­timeve të medi­ave, R.T. dyshohet se për një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me shër­bimin infor­ma­tiv në Kosovë.

Po ash­tu thuhet se i arrestu­ari kishte mbled­hur dhe dorëzuar të dhë­na mbi veprim­tar­inë e pjesë­tarëve të dikur­shëm dhe të tan­ishëm të Ushtrisë së Ser­bisë, MPB-së të Ser­bisë dhe struk­tu­rave të tjera të sig­urisë së shtetit serb.

Por, min­istri në detyrë i Punës, Famil­jes, Mbro­jt­jes Sociale dhe Vler­ave të Luftës Çlir­imtare i Kosovës, Andin Hoti, pre­tendoi se R.T – nga Istogu – u arrestua në Ser­bi pasi ndih­moi në zbu­lim­in e një var­reze masive në Kosovë.

Fon­di për të Drejtën Human­itare i Kosovës dhe Fon­di për të Drejtën Human­itare i Ser­bisë kanë bërë të ditur se ver­i­fiki­mi i infor­ma­cionit për var­rin masiv në Zubin Potok ka zgjatur më shumë se dy deka­da.

Në njof­timet e tyre thuhet se infor­ma­cioni për një varr të mund­shëm masiv në Kalludër të Vogël ishte bërë pub­lik më 7 janar 2013, kur e përdit­shm­ja Zëri pub­likoi deklaratën e R.T.-së për vras­jen e 23 civilëve shqip­tarë dhe var­rosjen e tru­pave të tyre në lug­inën e fshatit Kalludër e Vogël.

Thuhet se R.T. u kishte dhënë deklaratë het­uesve të UNMIK-ut dhe Poli­cisë së Kosovës më 7 shkurt 2003.

Ndërko­hë, Kur­ti e përsëri­ti se mbet­jet e dyshuara njerë­zore në fshatin e Zubin Potokut mund t’iu përkasin një grupi prej 23 shqip­tarëve të zhdukur në atë pjesë të ven­dit në vitin 1999.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading