
Momente emocionuese kanë përjetuar sot Kristi dhe familja e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kristi nuk ka mundur të mbajë lotët kur dy vëllezërit e tij i bënë një surprizë të papritur.
Në fillim, i vogli Xhorxho hyri në shtëpi, dhe takimi i tyre i emocionoi jashtëzakonisht shumë Kristin. Por surpriza nuk mbaroi këtu, pasi edhe vëllai tjetër, Kejdi, iu bashkua menjëherë, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.
Ky takim i ka dhënë Kristit forcë, pasi siç vetë ai ka pranuar, ditët e fundit nuk ka qenë shumë mirë emocionalisht. Vëllezërit e tij i dhanë edhe këshilla motivuese: “Këndo më shumë, qesh, luaj”, duke i thënë se e presin me fitore.
Ky moment emocionues ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, duke treguar lidhjen e fortë mes Kristit dhe familjes së tij, si dhe mbështetjen e pakushtëzuar për të gjatë qëndrimit në lojë.