Selin Bollati “plas bombën”: Më kërkuan të gënjeja në ekran për klikime

Një deklaratë e paprit­ur e Selin Bol­latit gjatë prime‑t të së shtunës në Big Broth­er VIP Alba­nia 5 ka ndezur debat në rrjet dhe ka vënë në qendër të vëmend­jes mënyrën se si kri­jo­het sen­sa­cioni tele­viziv.

Gjatë një momen­ti pushi­mi pub­lic­i­tar, tek­sa bise­donte me DJ Gim­bo dhe po sis­te­mont­ed­hu­ratat e ard­hu­ra nga spon­sorët mes tyre edhe një dhu­ratë nga bren­di i Mari­na Vjoll­cës Selin ndau një episod nga e kalu­ara e saj tele­vizive.

Banor­ja tre­goi se ishte ftu­ar dikur në një emi­sion sportiv dhe se, sipas saj, prezantues­ja i kishte sug­jeru­ar të bënte një deklaratë të pavërtetë për të kri­juar jehonë medi­atike.

“Do dalësh dhe do thuash që të ka ngac­muar një fut­bol­list nga Span­ja. Kësh­tu bëhet virale”, u shpreh Selin gjatë bisedës.

Ajo shtoi se e kishte refuzuar men­jëherë këtë kërkesë. “Unë i thashë jo”, deklaroi banor­ja, ndër­sa pje­sa tjetër e fjal­isë nuk u dëgjua qartë për shkak të volu­mit të ulët të mikro­fonit.

Selin Bol­lati nuk dha deta­je konkrete mbi kohën kur, sipas saj, ka ndod­hur kjo ngjar­je, duke lënë vend për inter­pre­time të ndryshme. Mari­na Vjoll­ca ka moderu­ar emi­sion­in “Pro­ce­si Sportiv” në Top Chan­nel deri në vitin 2017 peri­ud­hë në të cilën Selin do të kishte qenë ende e mitur, fakt që ngre pikëpyet­je mbi kro­nologjinë e pre­tendim­it.

Nga ana tjetër, Mari­na ka qenë mod­er­a­tore edhe e emi­sion­it “Kam­pi­onët” në TV Klan gjatë Euro 2024, çka hap mundës­inë që deklara­ta e Selin­it t’i refer­o­het një peri­ud­he më të von­shme.

Vetë Selin Bol­lati ka pasur më herët bashkëpunime me TV Klan, duke u shfaqur si baler­inë në “E diela shqiptare” dhe më pas si prezantuese në “Kën­ga Magjike 2024”, çka tre­gon një prani të vazh­dueshme në ekranet shqiptare.

Pa një sqarim të plotë mbi rrethanat dhe kohën e ngjar­jes, deklara­ta mbetet e paqartë dhe e hapur për debate. Deri në këto momente, Mari­na Vjoll­ca nuk ka reaguar pub­lik­isht lid­hur me pre­tendimet e Selin Bol­latit.