Plas “lufta” në PS, Rama nxjerr Romina Kukon për të sulmuar Elisa Spiropalin: Po kryen ‘atentat’ ndaj rrugës së…

Deputet­ja e Par­tisë Social­iste, Romi­na Kuko, në një anal­izë të gjatë mbi prote­s­tat e bule­vardit, i ka dhënë një përgjig­je shteruese edhe koleges së saj social­iste, Elisa Spiropali, ish-min­istres së Jashtme, e cila në mërzi pas shkarkim­it ka gje­tur frymëz­im te flamin­got për një mar­rëvesh­je të re për Shqipërinë.

Për Kukon, duket se Spiropali ka mar­rë vetëm mer­itën të flasë në emër të protestuesve, por plani i saj mbetet tek mërzia. “Mund të jesh i zemëru­ar me mënyrën si qev­eriset, si bëhet opoz­itë, për Zvërnecin, pen­sionet e çdo gjë tjetër, por pas­taj duhet të kërkosh të dish në rad­hë të parë kush flet në emrin tënd? Kujt po i shkon nga pas? Cilin po ndjek? Emrin, planin dhe llog­a­rid­hënien.

Nëse Shqipëria e Re refu­zon ta japë këtë, refuz­i­mi është vetë përgjigj­ja.” Kuko shkon edhe më tej, duke nënkup­tuar Spiropalin, dhe thotë se njerëz­it e provuar nuk mund të kërko­jnë reformim, ata që dësh­tu­an në sek­torin e tyre, si rasti i Min­istrisë së Jashtme.

“Nuk është rastësi që së fund­mi kemi shtim aksionesh në bursën e rev­olu­cionit, zëra reformistë që janë provuar dhe sprovuar dhe nuk kanë arrit­ur të refor­mo­jnë as sek­torin e tyre. Dis­tanci­mi në këto kohë tur­bul­li­rash nuk kush­ton asgjë, por blen gjithë vëmend­jen.

Po kur aksionet bien, çfarë do të ngelë pas?”. Veç kësaj, sipas sta­tu­seve të Elisa Spiropalit në rrjetet sociale, mar­rëvesh­ja e re fil­lon nga ripërtërit­ja e PS-së, por për Kukon kjo gjuhë e ish-min­istres i shër­ben vetëm intere­save të saj per­son­ale, ndër­sa plani i vetëm duket se është kundër Shqipërisë.

“Ata që sot flasin për ripërtërit­je pa asnjë nga këto ele­mente po hua­zo­jnë gjuhën e saj për qël­lime shumë më mod­este se ato që pre­tendo­jnë, përveçse po krye­jnë aten­tat ndaj rrugës së Shqipërisë së realitetit në BE.”

Elisa Spiropali duket se është dis­tan­cuar kohët e fun­dit nga PS-ja, prej kohës kur u shkarkua si min­istre, duke shkarkuar mllefin e saj në rrjetet sociale.

Një dis­tancim që është lex­u­ar nga kryem­i­nistri Edi Rama, i cili e ka par­ala­jmëru­ar me për­jash­tim, por herën e fun­dit e sfi­doi duke i kërkuar t’i sjel­lë mar­rëvesh­jen e re për Shqipërinë. Por Spiropali nuk ishte në mbled­hje. Ajo ishte duke ndjekur sër­ish zhvil­limet nga rrjetet sociale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading