Aksidenti tragjik në autostradë, 5 persona dalin nga spitali, një i mitur dhe një turiste në reanimacion (DETAJET)

Spi­tali Uni­ver­si­tar i Traumës njofton se ekipi mul­ti­disi­pli­nar i SUT ka qenë në gatish­mëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacien­tët e përf­shirë në aksi­dentin e ndod­hur në autostradën Tiranë–Durrës.

5 pacien­të, të cilët ditën e djeshme janë paraqi­tur koshien­të dhe më të sta­bi­lizuar, pas tra­j­tim­it mjekë­sor sipas pro­tokolleve përkatëse, janë larguar nga spi­tali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku.

Gjithash­tu, pritet që edhe një pacient tjetër të largo­het nga spi­tali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët.I mituri 8‑vjeçar ndod­het në Rean­i­ma­cionin e SUT, me para­me­tra jetë­sorë stabël.

Gjithash­tu, në Rean­i­ma­cion ndod­het edhe një shte­tase viet­nameze me nën­shtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është në mon­i­torim inten­siv.

Ajo paraqitet me para­me­tra jetë­sorë stabël, por në gjend­je të rëndë shën­de­të­sore për shkak të dëm­timeve të shum­ta të mar­ra.

Fëmi­ja 14-vjeçar ndod­het jashtë rrezikut për jetën, në pavion, nën kujdesin e stafit mjekë­sor, me dëm­time në gjym­tyrët e poshtme.

Sa i për­ket pacien­tëve që ndod­hen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nën­shtru­ar ndërhyr­jeve kirurgjikale, gjend­ja e tyre shën­de­të­sore është e sta­bi­lizuar dhe do të vijo­jnë të qën­dro­jnë në mon­i­torim inten­siv. Ndër ta është edhe një shte­tase çeke me origjinë viet­nameze, 20 vjeç.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading