Mjeti nuk ishte me shpejtësi por…/ DETAJE, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Grupi het­i­mor i poli­cisë vijon të ketë të njëjtin dyshim se aksi­den­ti i rëndë ka ndod­hur për shkak të arrestit kar­diak të shofer­it 36 vjeçar Redion Hasi­mi.

Kjo pasi drejtue­si i mjetit nuk ka fren­uar dhe nuk ka ten­tu­ar të ndalo­jë mjetin, megjithatë do të jetë eksper­ti­za mjekoligjore që do e për­cak­to­jë me sak­tësi shkakun.

Drejtue­si i mjetit bënte thua­jse çdo ditë bënte rrugën Tiranë-Berat dhe anasjelltas.Nga ver­i­fikimet e poli­cisë 36-vjeçari nuk rezul­ton se po lëvizte me shpe­jtësi tej nor­mave.

Në autostradë shpe­jtësia është 100 k/h ndër­sa mjeti shpe­jtës­inë mak­si­male e ka 110km/h.

Poli­cia rru­gore e Tiranës ka kry­er ver­i­fikime dhe nuk rezul­ton se shoferi të ketë qenë prob­lematik apo me shkel­je rru­gore të kon­stat­u­ara.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading