Bie sistemi i doganës greke, pritje prej 3 orësh në Kapshticë

Prej rreth 3 orësh sis­te­mi i pikës kufitare greke në Krys­tal­lopi­gi ka dalë jashtë funk­sion­it, duke shkak­tu­ar rad­hë të gja­ta dhe vone­sa për qyte­tarët që hyjnë apo dalin nga Gre­qia përmes Kap­shticës.

Sipas udhë­tarëve që ndod­hen në kufi, defek­ti në sis­temin e palës greke ka sjel­lë bllokimin e përkohshëm të pro­ce­sit të kon­trol­lit, ndër­sa rad­hët janë shtrirë edhe në zonën neu­trale kufitare.

Qyte­tarët rapor­to­jnë se pop resin prej më shumë se tre orësh në tem­per­atu­ra që arri­jnë deri në 30 gradë Cel­sius.

Ata shpre­hen gjithash­tu se nuk kanë mar­rë sqarime zyrtare nga autoritetet greke lid­hur me shkakun e prob­lematikës apo kohën e rik­thim­it të nor­malitetit.

Ndërko­hë, pala shqiptare në pikën kufitare të Kap­shticës rapor­to­het se po funk­sionon nor­mal­isht dhe pa prob­leme në për­punimin e udhë­tarëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading