“Kush ndot Osumin dënohet”, Dash Sula “i futet punës” me inspektoriatet në Berat

Tek­sa tash­më ka nisur sezoni tur­is­tik në Berat, Kryein­spek­tori i Përgjithshëm Dash­nor Sula ka mbled­hur sot drejtue­sit e inspek­to­ri­at­eve rajonale për të kërkuar kon­trolle të for­ta në ter­ren.

Mëso­het se në këtë takim morën pjesë drejtues të Inspek­tri­atit të Mbro­jt­jes së Ter­i­torit, Inspek­toratit Shtetëror Shën­de­të­sor, Autoritetit Kom­bë­tar të Ushqim­it (AKU), si edhe të struk­tu­rave të tjera në varësi.

Dash Sula bëri të qartë se objek­tivi është për­bal­li­mi në kohë i të gjitha prob­lematikave. Një vëmend­je e veçan­të, sipas tij, do t’i kush­to­het sig­urisë ushqi­more.

“Kush­do sub­jekt që ndot lumin Osum apo mje­disin do të për­bal­let me masa të rrep­ta admin­is­tra­tive dhe gjo­ba, nëse nuk respek­ton nor­mat ligjore për mbro­jt­jen e mje­dis­it”, deklaroi ai.

Më tej ai u shpreh se u ka kërkuar të gjitha insti­tu­cion­eve në varësi rapor­time të deta­juara për prob­lematikat e kon­stat­u­ara në ter­ren.

“Masakra që është bërë përg­jatë 35–36 viteve në qarkun e Beratit sa i për­ket gurit deko­ra­tiv, ne jemi të ven­do­sur t’i ndal­im dhe ju garan­toj që për të gjithë lumen­jtë e Shqipërisë po për­gatisim një plan strategjik afat­g­jatë për mbikqyr­jen kon­trol­lin dhe disi­plin­imin e tyre.

Për sa kohë unë do jem në krye të Inspek­toratit, do të jemi të ven­do­sur për tol­er­ancë zero në dëm­timin e mje­dis­it” tha ai.

Kuj­to­jmë se Dash­nor Sula, dikur deputet demokrat e me bind­je të for­ta kundër PS dhe Ramës, në 6 shkurt të këtij viti u emërua zyr­tar­isht Kryein­spek­tor i Përgjithshëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading