Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

Qev­e­ria mirat­u­ar dje trans­fer­im­in e 88.5 hek­tarëve tokë shtetërore në Vlorë në dis­pozi­cion të kom­panisë “Rams Alba­nia”, për zhvil­lim­in e pro­jek­tit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

Vendi­mi vjen në një moment të ndjeshëm poli­tik dhe gjeostrategjik, kur burime diplo­matike dhe të sig­urisë flasin për pakë­naqësi në Ankara ndaj qev­erisë Rama, për shkak të afrim­it të Tiranës me Izraelin në sek­torët e mbro­jt­jes dhe tur­izmit, si dhe me Ital­inë në fushën e mbro­jt­jes, përf­shirë edhe Pashal­i­manin.

Sipas burimeve të Skyweb.al, në zyrën e Ramës kanë mbër­rit­ur sin­jale se protes­ta të fun­dit kundër qev­erisë mund të jenë nxi­tur ose mbështe­tur edhe nga ele­men­të të lid­hur me intere­sa ekonomike dhe fetare pranë rrethit të Pres­i­den­tit Erdo­gan.

Këto shqetësime, sipas të njëj­tave burime, i janë për­c­jel­lë edhe kryem­i­nistrit Edi Rama përmes kanaleve të ndryshme të intelig­jencës ven­dase, të cilat kanë per­cep­tu­ar lëviz­je inten­sive në këtë drej­tim edhe në Tiranë.

Në këtë sfond, vendi­mi për pro­jek­tin RAMS në Vlorë shi­het jo vetëm si një lëviz­je ekonomike, por edhe si një për­p­jek­je për të rua­j­tur ekuili­brat me Turqinë dhe rrethin e biz­ne­sit pranë Pres­i­den­tit Recep Tayyip Erdogan.Javën e kalu­ar, Rama zhvil­loi një takim me ambasadorin turk në Tiranë.

Burime pranë zhvil­limeve bëjnë me dije se pjesë e bisedës, kra­has raporteve mes dy vendeve kanë qenë edhe pakë­naqësitë e mund­shme të Ankarasë, një dyshim i Ramës për furniz­im të protestës me protestues nga influ­en­cat turke në Tiranë dhe ndiki­mi i rivalitetit rajon­al mes Turqisë, Izraelit dhe Ital­isë në vendim­mar­rjet strategjike të qev­erisë shqiptare.

Vendi­mi

Në vendimin e qev­erisë thuhet se pasuritë shtetërore vihen në dis­pozi­cion për zhvil­lim­in dhe real­iz­imin e pro­jek­tit të inves­tim­it strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” nga sub­jek­ti investues “Rams Alba­nia” sh.p.k., me NUIS M42427018I.

Pro­jek­ti mori sta­tusin e inves­tim­it strategjik nga Komiteti i Inves­timeve Strategjike në mua­jin shkurt. Vlera e parashikuar e inves­tim­it është rreth 100 mil­ionë dol­larë, ndër­sa doku­mentet e pro­jek­tit flasin për mundës­inë e kri­jim­it të deri në 10 mijë vendeve pune.Zona pritet të zhvil­lo­het si një eko­sis­tem indus­tri­al, logjis­tik dhe teknologjik.

Në të parashiko­hen aktivitete që lid­hen me teknologjinë indus­tri­ale, autom­a­tiz­imin, intelig­jencën arti­fi­ciale, për­punimin e lehtë mekanik të met­aleve, tra­j­time jo-ndotëse sipër­faqë­sore dhe energjinë e rinovueshme.

Sipas të dhë­nave të bëra pub­like më herët, pro­jek­ti i plotë parashikon një zonë prej rreth 158 hek­tarësh në Vlorë.

Nga kjo sipër­faqe, pje­sa më e mad­he për­bëhet nga tokë shtetërore, ndër­sa pjesë të tjera përf­shi­jnë prona pri­vate dhe zona me të dhë­na kadas­trale që kërko­jnë sak­tësim.

“Rams Alba­nia” zotëro­het nga Mehmet Faruk Bur­bul, i njo­hur si drejtues i grupit ndërkom­bë­tar RAMS Glob­al. Kom­pa­nia ka origjinë në sek­torin e ndër­tim­it dhe pasurive të palu­a­jt­shme dhe oper­on në disa vende, përf­shirë Kaza­k­istanin, Turqinë, Taj­landën dhe Emi­ratet e Bashkuara Arabe.

RAMS Glob­al nji­het edhe si spon­sori i sta­di­u­mit të Galatasaray në Stam­boll, “RAMS Park”, një nga sim­bo­let më të duk­shme të pranisë së grupit në Turqi.

Imazhi pub­lik i kom­panisë është for­cuar edhe përmes aktorit turk Burak Özçiv­it, i njo­hur gjerë­sisht në Shqipëri për rolin e Osman­it në seri­alet turke.

Në qer­shor të vitit të kalu­ar, aktori viz­itoi Vlorën, ku u prit edhe nga krye­bashki­aku i atëher­shëm Ermal Dred­ha.

Në atë kohë vizita u paraqit krye­sisht si pushim tur­is­tik, por zhvil­limet e mëvon­shme tre­go­jnë se pra­nia e tij mund të ketë pasur edhe dimen­sion biz­ne­si, në një peri­ud­hë kur RAMS ishte në nego­ci­a­ta për pro­jek­tin e madh në Vlorë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading