Policia identifikon personin që gjakosi gazetarin, Ilir Demalia u godit sapo doli nga shtëpia, denoncoi parkimin e makinave në oborrin e pallatit (REAGIMI)

Per­soni që ka dhunuar anal­istin dhe gaze­tarin Ilir Demalia është iden­ti­fikuar nga shër­bimet e Poli­cisë së Tiranës dhe men­jëherë kanë nisur kërkimet për kap­jen e tij. Bëhet fjalë për shte­tasin me ini­ciale R.S, mak­i­nat e të cilit është bllokuar në vend­ng­jar­je.

“Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobë­ta, është godi­tur me grusht gaze­tari, shte­tasi I. D., i cili është trans­portu­ar në spi­tal për të mar­rë ndih­më mjekë­sore.

Men­jëherë pas mar­rjes së njof­tim­it, shër­bimet e Poli­cisë kanë shkuar në vend­ng­jar­je dhe, falë veprimeve të shpe­j­ta het­i­more, është bërë i mundur iden­ti­fiki­mi i autorit të dyshuar të ngjar­jes, shte­t­a­sit R. S., i cili është shpal­lur në kërkim. Vijon puna inten­sive për lokaliz­imin dhe kap­jen e tij”, njofton Poli­cia.

Në vijim të veprimeve pro­ce­du­rale, është bërë blloki­mi dhe sekuestri­mi i autom­jetit të për­dorur nga autori i dyshuar, ndër­sa grupi het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, vijon veprimet për doku­men­timin e plotë ligjor të rrethanave të ngjar­jes.

Nga spi­tali, anal­isti dhe gaze­tari Ilir Demalia ka deklaru­ar se është dhunuar nga dy per­sona sapo ka dalë nga aparta­men­ti i tij në rrugën “Çamëria”, pasi këta per­sona kanë pre­tend­uar se ai kishte njof­tu­ar Policinë t’i gjo­biste për parkimin në obor­rin e pal­latit.

“Asgjë, po dil­ja nga shtëpia dhe dy veta të lag­jes që kanë dyqan aty më sul­muan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëru­ar policinë, por nuk e kisha lajmëru­ar unë.

Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kër­cën­ime të vazh­dueshme kam pasur, urre­jt­je kot. Si shqip­tarët, shi­he­mi online, në media, jemi një pop­ull që veç urre­jmë, por nuk e kup­to­jmë që me këtë do të shkatër­ro­jmë vetveten.

Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ash­tu, unë rri ku të më dojë qej­fi mua. Nuk besoj që më rrahën për qën­drimet e poli­tikës, por pse kam ngrit­ur prob­lemin për të pas­tru­ar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi.

Këtu është ven­di i cubave. Më dhunuan në sy të poli­cisë. Po i kërkon poli­cia, i ka gje­tur, por nuk e di nëse i kanë kapur.

A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, është shpre­hur Ilir Demalia për “Shqipëria Live”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading