“Në të njëjtin bulevard..”/ Rama nga Gjermania e pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua

Kryem­i­nistri Edi Rama, gjatë pjesë­mar­rjes në Foru­min Europi­an të Ino­va­cionit dhe Sipër­mar­rjes në Düs­sel­dorf, deklaroi se protes­ta që zhvil­lo­het prej më shumë se një mua­ji para Kryem­i­nistrisë është një mesazh që e merr seri­ozisht dhe që, sipas tij, po për­piqet ta kup­to­jë përmes shqetësimeve të qyte­tarëve, jo duke numëru­ar pjesë­mar­rësit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se protes­ta për­bën një sin­jal të rëndë­sishëm për qev­er­inë dhe se është i angazhuar të dëgjo­jë kërke­sat e qyte­tarëve.

Kreu i qev­erisë përsëri­ti edhe një herë qën­drim­in e tij se algo­rit­met e rrjeteve sociale kanë ndikuar në përhap­jen dhe masiviz­imin e protestës, duke argu­men­tu­ar se ato shtrem­bëro­jnë per­cep­ti­min e realitetit.

Duke iu drej­tu­ar të pran­ish­mëve në forum, Rama bëri edhe një kra­hasim me prote­s­tat e viteve të kalu­ara në Shqipëri, duke kuj­tu­ar se në të njëjtin bule­vard ku zhvil­lo­het protes­ta aktuale, dikur hum­bën jetën protestues.

“Si kryem­i­nistër, e kon­sidero­jë këtë protestë një mesazh të rëndë­sishëm për mua dhe qev­er­inë time.

Po për­piqem ta kup­toj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëru­ar njerëz­it në rrugë, por duke u për­p­jekur të dëgjo­jë shqetësimet e njerëzve.

Në të njëjtin bule­vard ku protesto­jnë flamin­got, kishim njerëz që u vranë, protestues që hum­bën jetët, jo shumë kohë më parë.

Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamin­gove) u shndër­rua në arenën e aktorëve dashakeq. Mil­iona njerëz që nuk kishin vënë as këm­bën në Shqipëri u ndikuan nga algo­rit­mi, u shtrem­bërua realiteti përmes opti­mizim­it.

Algo­rit­mi nuk ka nevo­jë që të shtypë përmes një poli­cie sekrete, ai thjesht mbyt gjithç­ka tjetër përveç ind­in­jatës” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading