“Krimi i organizuar është sofistikuar”, Braho: Ka policë me probleme me ligjin, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Në rapor­timin e sotëm në Komi­sion­in e Lig­jeve në Kuvend, krye­prokurori i SPAK, Klo­di­an Bra­ho, foli në lid­hje me vështirësitë që hasen për të godi­tur krim­in e orga­nizuar, mar­rëd­hënien me policinë dhe kërkesën e përsërit­ur që SPAK të ketë mundës­inë të bëjë në mënyrë të pavarur opera­cione të cak­tu­ara.

“Kom­plekse janë çësht­jet e krim­it të orga­nizuar dhe kom­plekse e bëjnë for­mat e reja të par­ave, përhap­ja gjeografike, ndërkom­bë­ta­riz­i­mi, sofistiki­mi dhe jo vetëm. Ka for­ma të reja të orga­nizim­it dhe infra­struk­tu­rave që kanë në për­dorim.

Ka pastrim parash edhe në vende offshore.Gjatë 2025-ës referimet penale të Poli­cisë së Shtetit janë rrit­ur në SPAK në një masë të cak­tu­ar.

Kemi vlerësimin më të madh për Policinë e Shtetit dhe sig­ur­isht jo të gjithë janë një­soj dhe ndon­jëri mund të ketë edhe prob­leme me ligjin, të pak­tën ne dyshojmë.Është part­neri ynë më i madh, por pres­im edhe më shumë. Veprime që bën BKH është diç­ka që ligji ia zba­ton.

Penge­sat vijnë për shkak të infra­struk­turës apo tak­tikës. Ajo që ne kërko­jmë është që SPAK të ketë pavarësi pro­ce­du­rale dhe opera­cionale, pa e zhvlerë­suar Policinë e Shtetit. Kjo nuk është e veçan­të që e gje­jmë në vende të tjera”, tha Bra­ho.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading