“S’do i besojnë më se bën humor me burokratët e Brukselit”, BIRN: “Revolucioni i Flamingove” ndryshon imazhin e Ramës

Më 1 kor­rik, kryem­i­nistri Edi Rama u shfaq si i ftu­ar nderi në Bochum të Gjer­mani, ndërko­hë që poshtë zyrës së tij në bule­vardin “Dësh­morët e Kom­bit” në Tiranë, mijëra protestues kërko­jnë prej një mua­ji dorëhe­q­jen e tij.

Rama mori pjesë si folës në “RuhrSUM­MIT’, një nga forumet e rëndë­sishme të start-up-eve dhe ino­va­cionit në landin gjer­man të Nor­drhein-West­falen, ndërko­hë që u prit në takim edhe nga Hen­drik Wüst, pres­i­den­ti, min­istër i lan­dit.

Kon­trasti mes imazhit në poli­tikën e brend­shme dhe atij në skenën ndërkom­bëtare e ka shoqëru­ar Ramën përg­jatë viteve të gja­ta si kryem­i­nistër, një imazh që, siç thotë gaze­tari vet­er­an gjer­man, Wal­ter Mayr, është lus­tru­ar me mjeshtëri, për të mos thënë i fab­rikuar për ta prezan­tu­ar atë si “fytyrën pro­gre­sive të Shqipërisë”.

Prej një mua­ji, imazhi ndërkom­bë­tar i “kryem­i­nistrit artist” i rrën­jo­sur në qin­dra artikuj gaze­tash dhe revis­tash të hua­ja përg­jatë dekadës së fun­dit, duket se është lëkun­dur nga lëviz­ja e njo­hur tash­më gjerë­sisht si “Rev­olu­cioni i Flamin­gove”, ku dhjetëra mijëra protestues kundër­sh­to­jnë qev­eris­jen e tij si të bazuar në kor­rup­sion, arro­gancë dhe klien­telizëm.

Megjithatë, Mayr men­don se per­cep­ti­mi për Ramën në skenën ndërkom­bëtare nuk ka ndryshuar mjaftueshëm.

“Shqipëria në tërësi, përf­shirë edhe të gjitha pre­tendimet dhe akuzat që lid­hen me Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë, vazh­don të tra­j­to­het si një çësht­je dytë­sore në axhendën ndërkom­bëtare,” tha Mayr, i cili në vitin 2024 botoi në Der Spigel anal­izën me tit­ull “Pse Bashki­mi Europi­an ka mbyl­lur një sy për Edi Ramën?”

Për këtë argu­ment, ai merr si shem­bull tre viz­itat e fun­dit të Ramës në Gjer­mani në peri­ud­hën maj-kor­rik, në aktivitete që ai i vlerë­son si pres­tigjoze.

“Sa i për­ket mënyrës së tij të qev­eris­jes, më duket se hen­deku mes opin­ion­it pub­lik në Shqipëri, nga njëra anë, dhe atij në vendet krye­sore të BE-së, nga ana tjetër, nuk ka qenë kur­rë më i madh se sa është sot,” thek­soi Mayr.Në Shqipëri, per­cep­ti­mi është i ndryshëm.

Vëmend­ja e shtu­ar e medias ndërkom­bëtare mbi “Rev­olu­cionin e Flamin­gove” po pik­tur­on çdo ditë e më shumë një realitet që anashkalon nar­ra­tivën e dik­tu­ar më parë nga Rama dhe e ven­dos fokusin tek thel­bi i këtyre protes­tave; kundër­sh­ti­mi i një sis­te­mi qev­erisës të kor­rup­tuar.

Gaze­tari Andi Bushati, botues i Lapsi.al, e sheh protestën si momentin që ka ndikuar drejt­për­drejt në këtë ndryshim per­cep­ti­mi, ndër­sa thek­son se Shqipëria është rik­thy­er në hartën e vëmend­jes glob­ale si rral­lë herë më parë që prej viteve ’90.

“Duke prekur vetë realitetin në ter­ren, gaze­tarët e huaj panë që kjo nuk është para­jsa e drej­tu­ar nga një lid­er i shquar, siç e etike­toi Edi Ramën ish- sekre­tari i shtetit Blinken, por një vend me një rini të pakë­naqur, një vend ku gjithç­ka varet nga vendi­mar­r­ja e një njeriu të vetëm, një vend ku zhvil­li­mi nuk kup­to­het dot pa fuqinë e par­ave të pista të narko­trafikut,” thotë Bushati.

Sipas tij, ishte pikër­isht kjo ‘revoltë’ që i dha mundës­inë medi­ave ndërkom­bëtare të gris­nin klishenë e një Edi Rame mod­ern dhe refor­ma­tor, për të skicuar atë të një ‘autokrati bal­lka­nik’.

“Kapërci­mi nga imazhi i lid­er­it mod­ern dhe refor­ma­tor në atë të një autokrati bal­lka­nik që ka nxjerë Shqipërinë në shit­je për të qën­dru­ar vetë sa më gjatë në pushtet i dety­ro­het katër­cipër­isht rev­olu­cionit të Flamin­gove,” shtoi ai.Edhe gaze­tari Lut­fi Dervishi beson se prote­s­tat kanë kri­juar një ‘çar­je seri­oze’ në nar­ra­tivën ndërkom­bëtare të Edi Ramës.

Sipas tij, për vite me rad­hë ai ka shi­tur me suk­ses imazhin e lid­er­it mod­ern, artis­tit në poli­tikë, refor­ma­torit pro-perëndi­mor, poli­tikan­it jo kor­rekt dhe i pran­uar si i tillë.

“Por prote­s­tat e fun­dit e kanë zhven­do­sur vëmend­jen nga qas­ja estetike te pyet­jet poli­tike: trans­paren­ca, kor­rup­sioni, kap­ja e pasurive pub­like dhe mod­eli i zhvil­lim­it,” tha Dervishi.

Sipas tij, po ndodh një zhven­dos­je nar­ra­tive nga figu­ra tërhe­qëse e “kryem­i­nistrit- pik­tor” tek lid­eri që shtyn për­para pro­jek­te të mëd­ha në zona të mbro­j­tu­ra, për­bal­lë protestës qytetare.

“Medi­at ndërkom­bëtare nuk po e lex­o­jnë më vetëm Ramën si eks­cen­trik bal­lka­nik me atlete, tuta dhe batu­ta, por si një lid­er të kon­tes­tu­ar për mënyrën si ushtron pushtetin,” tha Dervishi, ndër­sa shtoi se është po ash­tu mer­itë e protes­tave që e kanë përk­thy­er në gjuhë ndërkom­bëtare “prob­lemin shqip­tar të klien­telizmit, betonizim­it dhe mungesës së llog­a­rid­hënies”.

Paso­jat poli­tike

“Rev­olu­cioni i Flamin­gove” ka hapur tash­më një dritare edhe në Par­la­mentin Europi­an, ku një grup deputetësh të partive të Gjel­bra zbritën në Tiranë dhe morën pjesë në protestë, disa ditë pasi me propoz­im të tyre, Par­la­men­ti votoi një amen­da­ment përmes së cilit kërko­het që Shqipëria të ven­dosë një mora­to­ri­um për ndër­timet në zonat e mbro­j­tu­ra.

Deputetët e Par­la­men­tit Europi­an ikën nga Tirana me prem­timin se do të çonin zërin e protestuesve në instan­cat drejtuese të BE-së. Megjithatë, prote­s­tat nuk u shoqëru­an me ndon­jë ndryshim qën­dri­mi të Bruk­selit apo vendeve anëtare në raport me qev­er­inë shqiptare dhe kryem­i­nistrin Edi Rama.Për Andi Bushatin, kjo është vetëm çësht­je kohe.

Ai gjykon se prote­s­tat i kanë dëm­tu­ar Ramës legjitimitetin në arenën ndërkom­bëtare dhe se efek­ti i këtij ekspoz­i­mi “nuk kufi­zo­het vetëm në per­cep­ti­min pub­lik, por mund të ndiko­jë grad­u­al­isht edhe në mënyrën se si kance­lar­itë perëndi­more do ta shohin qev­er­inë shqiptare”.“Në një mënyrë a në një tjetër kjo do të ndiko­jë edhe në mënyrën se si kance­lar­itë perëndi­more do e shohin regjimin e Tiranës,” tha Bushati, duke argu­men­tu­ar se medi­at reago­jnë të parat dhe i para­pri­jnë ndryshim­it të qën­drim­it të kance­lar­ive.

Sipas tij, edhe kance­lar­itë e kënaqura me “sta­tus quo-në” do të për­ballen me opin­ion­in pub­lik në vendet e tyre.

Lut­fi Dervishi vlerë­son se paso­jat poli­tike të kësaj nar­ra­tive të re do të jenë më grad­uale dhe se kap­i­tali ndërkom­bë­tar i Ramës nuk do të zhduket men­jëherë, por do të zhvlerë­so­het.

“Part­nerët perëndi­morë zakon­isht janë prag­matikë, nuk bëjnë divorc poli­tik për një protestë, por bëhen më të kujdesshëm kur një qev­eri shi­het si prob­lem për stan­dard­et që vetë BE-ja kërkon: sundim ligji, kon­sul­tim pub­lik, mbro­jt­je mje­disi dhe trans­parencë,” tha ai.

Kjo, sipas Dervishit, mund të sjel­lë më shumë pre­sion dhe më shumë kushte në pro­cesin e inte­grim­it.

“Me fjalë të tjera, Rama mund të vazh­do­jë të jetë part­ner, por jo më part­neri që i beso­het automatik­isht vetëm sepse di të flasë bukur në anglisht dhe të bëjë humor me burokratët e Bruk­selit,” për­fun­doi Dervishi./BIRN

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading