sport

Klop mund të marrë sot zyrtarisht drejtimin e përfaqësueses së Gjermanisë, palët e konfirmojnë

Adri­atik BALLA

Gjer­ma­nia dësh­toi në Kupën e Botës, duke u elimin­uar që në fazën 1/16 e aktivitetit, mad­je ndod­hi një eli­m­in­im nga Paragua­ji, në një ndesh­je ku gjer­manët shi­heshin favoritë abso­lutë për fitore. Ky dësh­tim nga bren­da rad­hëve të skuadrës gjer­mane u jus­ti­fikua me raportet e vështi­ra që kishin loj­tarët me famil­jarët e tyre dhe me vetë stafin teknik të për­faqë­sue­ses, por spe­cial­istët men­donin se Gjer­ma­nia nuk pati fuqinë e duhur të impono­het në këtë Botëror, ishte larg prit­shmërive të pub­likut të saj, pavarë­sisht ecurisë së mirë në fazën e gru­peve.

Ndërko­hë, me dorëhe­q­jen e Nagels­man­it u hap rru­ga për tra­jner­in e ri. Refer­u­ar vetë medi­ave gjer­mane, Jur­gen Klop është vetëm një hap larg mar­rjes së drej­tim­it të kom­bëtares së Gjer­man­isë. Fed­er­a­ta Gjer­mane e Fut­bol­lit (DFB) ka thirrur për nesër në orën 11:00 një kon­fer­encë për shtyp në selinë e saj në Frank­furt, ku ish-tra­jneri i Liv­er­pulit do të prezan­to­het si pasard­hësi i Julian Nagels­man. Edhe pse emri i tij nuk u për­mend në ftesën zyrtare, fed­er­a­ta i ka fshirë të gjitha dyshimet mbi këtë emërim. Mar­rëvesh­ja, e cila për­flitej prej ditësh, u kon­fir­mua më tej nga vetë fjalët e Klop para finales së Kupës së Botës, ku deklaroi: “Nuk jemi larg deklarim­it të diçka­je.

Kjo duhet të ndod­hë gjatë ditëve në vijim.” Orët e fun­dit janë për­cak­tu­ar deta­jet e fun­dit, falë edhe mbyll­jes së mar­rëd­hënies së tij me grupin Red Bull, ku ai mbu­lonte rolin e she­fit glob­al të strategjisë së fut­bol­lit. Para prezan­tim­it, bor­di mbikëqyrës dhe aksion­erët e DFB-së duhet të mira­to­jnë for­mal­isht kon­tratën, e cila sipas zërave do të ketë kohëzg­jat­je deri në Kupën e Botës 2030. Dri­ta e gjel­bër kon­sidero­het thjesht një for­malitet. Drejtue­sit e DFB-së, të udhëhe­qur nga pres­i­den­ti Bernd Njun­dorf dhe zëvendëspres­i­den­ti Hans-Joakim Vatzke, e kishin pike­t­u­ar Klopp-in si zgjed­hje të parë men­jëherë pas eli­m­inim­it të Gjer­man­isë nga Kupa e Botës për­bal­lë Paraguait dhe dorëhe­q­jes vijuese të Nagels­man.

Sipas të përdit­shmes Bild, për të zgjid­hur aspek­tet e fun­dit të largim­it të Klop nga Red Bull, një fon­da­cion i lid­hur me kom­pan­inë do të mar­rë një dona­cion prej një mil­ion eurosh. DFB nuk ka bërë komente mbi deta­jet e mar­rëvesh­jes. Debu­ti­mi i Klop në stolin e Gjer­man­isë është parashikuar për më 24 shta­tor në Ams­ter­dam kundër Holandës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Më pas do të vijo­jnë për­ball­jet me Gre­qinë, Serbinë dhe sër­ish me Gre­qinë. Ndër vendimet e para të tra­jner­it të ri do të jetë zgjed­h­ja e portier­it tit­ullar pas tërhe­q­jes së Manuel Nojer, si dhe për­cak­ti­mi i listës së loj­tarëve për sfi­dat e ardhshme ndërkom­bëtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading