news

Java nis me reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë në vend

Ven­di ynë do të ndiko­het këtë të hënë nga masa ajrore të paqën­drueshme, duke sjel­lë vranësira dhe resh­je shiu në pjesën më të mad­he të ter­ri­torit.

Sipas parashikim­it të Shër­bim­it Mete­o­rologjik Ushtarak, resh­jet do të nisin që në orët e para të mëng­je­sit fil­lim­isht në veriperëndim dhe më pas do të shtri­hen grad­u­al­isht në veri dhe lokalisht në zonat qen­drore.

Në veriperëndim priten resh­je me inten­sitet mesa­tar deri të lartë, të shoqëru­ara me shtrën­ga­ta, shkarke­sa elek­trike dhe lokalisht breshër.

Gjatë mes­ditës, resh­jet do të përf­shi­jnë pjesën më të mad­he të ven­dit me inten­sitet të ulët, ndër­sa në veriperëndim dhe pjesër­isht në qendër do të ketë herë pas here shtrën­ga­ta shiu me inten­sitet deri mesa­tar.

Në orët e pas­dites resh­jet do të mbeten krye­sisht në zonat mal­ore, me inten­sitet të ulët, ndër­sa në mbrëm­je pritet ndër­pre­r­ja e tyre në të gjithë ter­ri­torin.

Era do të fryjë nga jugu me shpe­jtësi mesa­tare deri në 8 m/s, ndër­sa në bregdet, zonat lug­i­nore dhe gjatë zhvil­lim­it të vranësir­ave mund të arri­jë deri në 20 m/s. Në det valëz­i­mi parashiko­het nga 2 deri në 4 bal­lë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading