sport

I refuzuar dhe i rritur në varfëri, ylli i ri i Real Madridit i shkruan së motrës që ia helmuan! Yan Diomande: Çdo gjë në fushën e futbollit e bëj për ty

Yan Diomande tre­gon dramën e hum­b­jes së motrës dhe për­je­timin e tij, tek­sa thotë se gjithç­ka në fushë e bën për të.I lin­dur dhe i rrit­ur në Abid­jan të Bregut të Fild­ishtë, Yan Diomande është vetëm një nga të rin­jtë e shumtë afrikanë që kanë zgjed­hur fut­bollin si “varkën e shpë­tim­it” nga prob­lemet e shum­ta ekonomike dhe sociale që i shoqëro­jnë në vendet e tyre.19-vjeçari i cili është pjesë e RB Leipzig në Gjer­mani ka arrit­ur një mar­rëvesh­je prej më shumë se 100 mil­ionë eurosh për të kalu­ar në ‘Bern­abeu’ dhe për të mba­j­tur veshur fanel­lën e Real Madridit.Por his­to­ria e tij është prekëse, nga hum­b­ja e të motrës kur ajo ishte vetëm 15 vjec, te var­fëria dhe refuzimet, ai i shp­je­gon të gjitha në një letër të shkru­ar për të motrën, Roksanën, pasi kjo e fun­dit ndër­roi jetë e helmuar.“E dashur Roksanë,

Të kuj­to­het kur dikush më bleu një fanel­lë false të Man­ches­ter Unit­ed dhe unë shkro­va “Ronal­do 7” në shpinë me një laps të zi? Ne nuk e din­im çfarë ishte të ishe i pasur apo i var­fër. Ne nji­h­n­im vetëm lum­tur­inë.

Të kuj­to­het kur 25 veta flinim në një shtëpi në Abid­jan? Mami donte të shi­hte telen­ov­e­l­at, ndër­sa të gjithë të tjerët donin të shikonin fil­ma. Të kuj­to­het si bëja sikur fli­ja dhe sapo kalonte mes­na­ta, fute­sha fshe­hu­razi në dhomën e tele­vi­zorit? E ulja zërin pothua­jse në min­i­mum, vetëm dy vija. Shiko­ja fut­boll në errësirë dhe ëndër­ro­ja.

Të kuj­to­het kur të rri­t­u­rit më shi­h­nin duke lua­j­tur fut­boll në pluhur dhe më vunë nofkën “Rober­to Car­los”, sepse godis­ja top­in shumë fort? Dhe të kuj­to­het sa shumë mërzite­sha në fshe­htësi, sepse idhul­li im ishte Cris­tiano Ronal­do? Të kuj­to­het kur shko­va të lua­ja shumë larg shtëpisë? Isha vetëm 9 vjeç. Te Inter Foot Sud Comoé, pranë kufir­it me Ganën. Vetëm një djalë i vogël, larg famil­jes.

Nuk e di nëse ta kam treguar ndon­jëherë këtë his­tori, por unë dhe djemtë e tjerë futeshim në fshat dhe vidhn­im patate, sepse ishim aq të urit­ur. Ishte si një gra­bit­je banke. Dy djem shpërqen­dronin shitësin, ndër­sa 18 të tjerë dil­nin me nga dy patate në duar. Nuk ishin as të mira, por për ne kishin shi­jen më të mirë në botë. Edhe sot patatet e ziera me pak vaj janë ushqi­mi im i prefer­u­ar. Më kuj­to­jnë ato kohë.

Të kuj­to­het kur mora këpucët e mia të para të vërte­ta të fut­bol­lit dhe fli­ja me to? Deri atëherë lua­ja gjith­monë me ato san­dalet e bard­ha plas­tike. Edhe sot, sa herë kthe­hem në shtëpi, luaj me to. Është bërë tra­di­ta jonë.

Të kuj­to­het kur kthe­he­sha në lag­je dhe ti u thoshe shokëve të mi:

“Po ju pse e keni lënë stërvit­jen? Yan nuk do t’ju ble­jë mak­i­na. Duhet të vazh­doni të punoni.“

Ti ishe vetëm 10 vjeçe, por silleshe sikur ishe menax­her­ja ime. Të kuj­to­het si uleshim bashkë dhe ëndër­ronim të shpërn­guleshim në Francë? Flis­nim se si do të bën­im pazar, do të kishim aparta­mentin tonë dhe unë do të bëhe­sha një fut­bol­list i pasur, me mak­i­na dhe një shtëpi të mad­he, që ti të mos shqetë­so­heshe më për asgjë.Ti ishe e vet­m­ja që beso­je se mund të bëhe­sha Cris­tiano Ronal­do i ardhshëm, kur të gjithë të tjerët qesh­nin. Të kuj­to­het kur shko­va në Amerikë për shkol­lën e mesme, në moshën 15-vjeçare dhe më mer­rte malli pafund për shtëpinë? Për muaj të tërë nuk kup­to­ja asnjë fjalë nga anglisht­ja. Më ulën pranë një djali francez, i cili për­piqej të më përk­thente gjithç­ka që thoshte mësue­si.

Të kuj­to­het kur të mora në tele­fon dhe të thashë:

“Nuk do ta besosh… këtu nxënësit deba­to­jnë me mësue­sit.” Tek ne nuk do të gux­on­im as t’i shikon­im drejt në sy të rri­t­u­rit. Të kuj­to­het sa i habitur isha kur pashë nxënës që pinin duhan pas mbarim­it të shkol­lës? Ti më tho­je se dukej sikur po jeto­ja bren­da një seri­ali amerikan.

Të kuj­to­het kur shko­va në pro­va te Bournemouth? Pas­taj te Chelsea, Rangers, Olympia­cos dhe Crys­tal Palace? Mad­je, pas një stërvit­je­je, Eze dhe Olise erd­hën tek unë dhe më thanë: “Hej, djalosh, je vërtet shumë i mirë.” Por prapëseprapë nuk më morën. As ekipet B të MLS-së nuk më donin. As sot nuk e di pse. Askush nuk më dha ndon­jë shp­jegim. Të rri­t­u­rit mer­reshin me gjithç­ka. Ata thjesht më çonin nga një vend në tjetrin nëpër Evropë dhe kudo përgjigj­ja ishte e njëjtë, jo.

Viza ime skadoi. Ëndr­ra ime mori fund. Më kthyen në Afrikë dhe ne qamë bashkë. Por ti nuk pushove kur­rë së besuari tek unë. Vetëm pak javë më vonë fir­mosa me Leganes dhe kësaj here qamë nga lum­turia. Kjo ndod­hi në kohën kur ende kisha emo­cione. Tani nuk ndiej më asgjë. Është sikur nuk jam më njeri.Që kur ti u largove nga kjo botë, bren­da meje ka mbe­tur vetëm bosh­llëku. As nuk besoj se kam derd­hur një lot ditën kur më thanë se nuk ishe më. Isha thjesht i mpirë. Kishin kalu­ar vetëm disa javë nga debu­ti­mi im me Leganes. Kush deb­u­ton në moshën 18-vjeçare kundër Real Madrid­it? Ishte diç­ka e pabesueshme. Një ëndërr. Dhe pas­taj, men­jëherë pas saj… Një mak­th.

Dikush vazh­donte të më tele­fononte nga shtëpia. U mërzi­ta. Nuk e kup­to­ja pse më tele­fonon­in pa pushim. Më në fund u përgjig­ja. Askush nuk u për­poq ta zbuste lajmin. Ti e di si është tek ne. Pa shumë emo­cione. Vetëm…

“Motra jote nuk jeton më.”

“Çfarë?”

“Ka vdekur.”

“Për çfarë po flet?”

“Dikush i hod­hi diç­ka në pije gjatë një feste dhe ajo nuk u zgjua më. Ajo iku.“

Ti ishe vetëm… 15 vjeçe. Vetëm 15. Nuk mora kur­rë përgjig­je. As sot nuk e di nëse dua t’i marr. Ndosh­ta ishte xhelozi. Ndosh­ta është thjesht diç­ka që ndodh në vendin tonë. Ndosh­ta mund të të kisha mbro­j­tur. Nuk e di. Për­piqem t’i besoj plan­it të Zotit. Është e vet­m­ja gjë që mund të bëj. Nuk për­piqem të har­roj, sepse e di që nuk do të har­roj kur­rë. E vet­m­ja gjë që mund të bëj është ta shndër­roj dhim­b­jen në for­cë, të punoj edhe më shumë dhe të real­i­zoj gjithç­ka që kemi ëndër­ru­ar bashkë.E shkro­va këtë letër sepse nuk arrij të flas për të. E shkro­va sepse dua që ta dish se do të bëj gjithç­ka që emri yt të jeto­jë përgjith­monë. Do të sig­uro­hem që e gjithë bota ta njo­hë emrin tënd. Çdo gjë që bëj në fushën e fut­bol­lit… është për ty.

Kanë ndod­hur kaq shumë gjëra që kur të pashë për herë të fun­dit. Nuk do t’i beso­je. As unë ndon­jëherë nuk i besoj. E di çfarë është më e pabesuesh­m­ja? Pas debu­tim­it tim kundër Real Madrid­it, ndër­ro­va fanel­lën me Mbappe. Të kuj­to­het kur e shikon­im në tele­vi­zor dhe ti thoshe: “Mbappe? Po, është i mirë. Por vël­lai im është më i mirë.” Gabo­he­sha për një gjë. Nuk dua të jem i pasur. Kam parë se çfarë u bën njerëzve pasuria. Edhe famil­jes. Kur isha te Leganes, çdo euro që fito­ja e dër­go­ja në shtëpi. Arri­ti një moment kur nuk doja më as para. M’u dukën bar­rë.

Njerëz­it nuk pushon­in së kërkuari. Ndosh­ta men­donin se isha bërë mil­ion­er. Ndërko­hë unë nuk kisha as aparta­ment. Jeto­ja në qen­drën stërvi­tore, në një dhomë pa tele­vi­zor. Vetëm fut­boll dhe gjumë. Fut­boll dhe gjumë. Nuk doja një vilë të mad­he. Nuk doja mak­i­na luk­soze. Doja vetëm t’i kush­to­ja gjithç­ka fut­bol­lit. Që t’i tre­go­ja botës se motra ime kishte pasur të drejtë. (Këtu do të qesh­je.)


Kur shko­va te RB Leipzig, isha gjith­monë “me vonesë”. Në fakt jo. Mbër­ri­ja pikër­isht në orar. Por në Gjer­mani, të jesh në orar do të thotë se je vonë. Pran­daj bëra atë që di të bëj më mirë. Fillo­va të shko­ja 90 min­u­ta për­para në çdo takim. Isha aq herët sa shokët e skuadrës nisën të më thër­ris­nin: “Gjer­mani.” Unë gjith­monë e teproj me gjithç­ka. Nuk di të bëj gjërat përgjys­më. Ti ma tho­je gjith­monë këtë. Fusha e fut­bol­lit është i vet­mi vend ku ndi­hem ende si në shtëpi. Është ven­di ku gjej qetësi. Ven­di ku mund të flas me ty. Vetëm do të doja të ishe ende këtu që të të thosha, ia dolëm.

Gjithç­ka që ti kishe parashikuar u bë realitet. Nesër nise­mi për në Kupën e Botës 2026. Po, vërtet. Vël­lai yt do të lua­jë për Bre­gun e Fild­ishtë. Ash­tu si Drog­ba. Ash­tu si Yaya Touré. Ash­tu si Gerv­in­ho. Për mua nuk është thjesht një turne fut­bol­li. Është ske­na ku mund t’i tre­goj botës atë që ti pe tek unë shumë vite më parë.

Sa herë të shënoj gol, do të sig­uro­hem që të gjithë ta mëso­jnë emrin tënd. Që askush të mos të har­ro­jë. Ti gjith­monë më tho­je se mund të bëhe­sha edhe më i mirë se Cris­tiano Ronal­do. Nëse e takoj atje, do ta për­shën­des edhe në emrin tënd. Do ta bëj realitet atë që ti ke parashikuar. Ta prem­toj.

Edhe para se të kisha një palë këpucë të vërte­ta fut­bol­li, ti u thoshe të gjithëve: “Vël­lai im do të bëhet më i miri në botë.” Do të bëj gjithç­ka për të të provuar se kishe të drejtë. Edhe nëse më duhet të jap gjithç­ka deri në frymën e fun­dit.

Vël­lai yt, Yan — qer­shor 2026

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading