EU4Municipalities II nis në Shqipëri, Gonzato: Bashkitë në zemër të integrimit europian dhe shërbimeve më të mira për qytetarët

Pro­gra­mi EU4 Munic­i­pal­i­ties II nis në Shqipëri – Gon­za­to: Bashk­itë, kyçe për inte­grim­in në BE dhe shër­bime më të mira për qyte­tarët

Ka nisur zyr­tar­isht pro­gra­mi EU4Municipalities II, një ini­cia­tivë strategjike e Bashkim­it Europi­an që syn­on forcimin e pushtetit ven­dor në Shqipëri dhe mbështet­jen e pro­ce­sit të inte­grim­it europi­an.

Ambasadori i BE në Tiranë, Sil­vio Gon­za­to, thek­soi se pro­gra­mi sjell për­fitime konkrete për qyte­tarët, pasi një pjesë e mad­he e rreg­ul­loreve dhe direk­ti­vave të BE-së zba­to­het në niv­el bashki­ak.

Sipas tij, bashk­itë kanë rol thel­bë­sor në këtë pro­ces, ndër­sa pro­gra­mi syn­on që qev­eris­ja ven­dore të mos mbetet vetëm vëzhguese, por një aktor aktiv në rrugë­timin europi­an të ven­dit.

EU4Municipalities II foku­so­het në tre pri­or­itete krye­sore:

Për­mirësi­mi i shër­bimeve pub­like dhe infra­struk­turës për qyte­tarët

Zhvil­li­mi ekonomik në niv­el ven­dor

Forci­mi i insti­tu­cion­eve dhe rrit­ja e trans­parencës në qev­eris­je


Pro­gra­mi shi­het si një hap i rëndë­sishëm drejt mod­ern­izim­it të bashkive dhe afrim­it të stan­dard­eve europi­ane në qev­eris­jen ven­dore në Shqipëri.