
Ronaldo arrin 100 gola në Arabinë Saudite, Al Nassr pranë titullit
Një “tripletë” nga João Félix dhe një gol i Cristiano Ronaldo‑s i siguruan Al Nassr fitoren 4–2 në transfertë ndaj Al Shabab, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për garën e titullit në Arabinë Saudite.
Me këtë sukses, Al Nassr afrohet edhe më shumë me trofeun kampional, duke u shkëputur në +5 pikë nga Al Hilal, edhe pse skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Për Cristiano Ronaldon, ky ishte një moment historik: ai arriti kuotën e 100 golave në kampionatin saudit, duke vazhduar të shkruajë historinë e tij të jashtëzakonshme.
Në total, ylli portugez ka shënuar 971 gola në karrierë dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së pabesueshme prej 1000 golash.