Mira Murati “ia merr” OpenAI-it, krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit

Mira Murati “ia merr” Ope­nAI-it, kri­jon mod­ele që bashkëbise­do­jnë me njerëz­it

Think­ing Machines Lab dësh­i­ron të ndër­to­jë një intelig­jencë arti­fi­ciale e cila vërtet “dëgjon ndër­sa flet”.

Startup‑i i intelig­jencës arti­fi­ciale, i themelu­ar vitin e kalu­ar nga ish-drej­tore­sha teknologjike e Ope­nAI, Mira Murati, njoftoi nis­mën e saj më të fun­dit të pagëzuar si “inter­ac­tion mod­els” (mod­ele ndërvepri­mi), që në thelb është AI i cili mund edhe të të ndër­presë gjatë bisedës.

Aktu­al­isht, çdo mod­el AI që për­dorim funk­sionon pothua­jse në të njëjtën mënyrë: ju flis­ni, ai dëgjon. Pas­taj ai përgjig­jet dhe ju dëgjoni. Think­ing Machines po për­piqet ta ndrysho­jë këtë duke ndër­tu­ar një mod­el që për­punon input-in e për­dorue­sit dhe gjen­eron përgjig­je në të njëjtën kohë, në mënyrë që bashkëbised­i­mi të ngja­jë më shumë me një tele­fonatë të mirë­filltë sesa me një shkëm­bim mesazhesh.

Ter­mi teknik për këtë është “full duplex”, dhe kom­pa­nia pre­tendon se mod­eli i saj, TML-Inter­ac­tion-Small, përgjig­jet bren­da 0.40 sekon­dash. Kjo i afro­het shumë shpe­jtë­sisë së një bisede të natyr­shme njerë­zore dhe është shumë më i shpe­jtë sesa mod­elet e Ope­nAI dhe Google.

Për momentin megjithatë, bëhet fjalë ende për një demon­strim kërki­mor dhe jo një pro­dukt të gat­shëm për pub­likun. Kom­pa­nia nuk plan­i­fikon ta lanço­jë men­jëherë. Sipas saj, në mua­jt e ardhshëm do të ketë tes­time dhe më vonë gjatë vitit pritet që pro­duk­ti të jetë i gat­shëm për për­dorim të gjerë.

Ekspertët shpre­hen se rezul­tatet teknike duken mbresëlënëse, por nëse për­vo­ja reale do të për­pu­thet me pre­tendimet teknike, kjo do të kup­to­het vetëm pasi njerëz­it të kenë mundës­inë ta për­dorin vetë.