Zbardhen rivalët e mundshëm të kampiones së Shqipërisë në Champions League

Zbard­hen rivalët e mund­shëm të kam­pi­ones së Shqipërisë në Cham­pi­ons League

Gara për “Final Four” në Kat­e­go­ria Supe­ri­ore pritet të ven­dosë jo vetëm fitue­sen e tit­ul­lit kam­pi­on, por edhe skuadrën që do të për­faqë­so­jë Shqipërinë në edi­cionin e ardhshëm të UEFA Cham­pi­ons League.

Tek­sa sezoni hyn në fazën vendimtare, kanë nisur të qartë­so­hen edhe kundër­shtarët e mund­shëm që kam­pi­o­nia shqiptare mund të ketë në turin e parë elim­i­na­tor të Cham­pi­ons League.

Edhe pse jo të gjitha kam­pi­onatet europi­ane kanë për­fun­d­uar, shu­mi­ca e verdik­teve tash­më janë për­cak­tu­ar dhe ske­nari aktu­al duket rel­a­tivisht favorizues për ekipin shqip­tar.

Kam­pi­o­nia e Supe­ri­ores do ta nisë aven­turën europi­ane nga vazo­ja e skuadrave më të dobë­ta, por falë sur­prizave në disa kam­pi­onate, shorti mund të rezul­to­jë më i kalueshëm se në sezonet e mëparshme.

Sipas pro­jek­sion­eve aktuale, ekipet më të for­ta që mund të për­ballen me kam­pi­o­nen shqiptare janë FC Dri­ta, FK Borac Ban­ja Luka, si edhe njëra mes Uni­ver­si­tatea Craio­va dhe Uni­ver­si­tatea Cluj, që vijo­jnë garën për tit­ullin në Rumani.

Pje­sa tjetër e kundër­shtarëve poten­cialë kon­sidero­hen më të për­bal­lueshëm në letër për cilën­do skuadër shqiptare që arrin të fito­jë tit­ullin kam­pi­on.

Rivalët aktu­alë në vazon e skuadrave favorite:

Sham­rock Rovers FC

KuPS

FC Dri­ta

Lin­coln Red Imps FC

FK Borac Ban­ja Luka

Víkingur Reyk­javík

FC Kairat