Protestuesit thirrje SPAK-ut: Hetoni pasurinë e Edi Ramës dhe rrethit të tij!

Protes­ta e qyte­tarëve para Kryem­i­nistrisë ka vijuar edhe dje, ndër­sa pjesë­mar­rësit kanë përsërit­ur thirrjet për largimin e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe kanë kërkuar veprim nga insti­tu­cionet e drejtë­sisë.

Gjatë fjalës së mba­j­tur para protestuesve, një prej pjesë­mar­rësve deklaroi se qyte­tarët kanë detyrim­in të kërko­jnë llog­a­ri kur humbin bes­imin tek insti­tu­cionet dhe kur, sipas tij, të rin­jtë shohin emi­grim­in si të vet­men rrugë për një jetë më të mirë.

“Kur një qev­eri har­ron se pushteti buron nga pop­ul­li dhe jo nga priv­i­legji, kur qyte­tarët humbin bes­imin tek insti­tu­cionet, kur të rin­jtë shohin emi­grim­in si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, atëherë është detyrë e çdo qyte­tari të kërko­jë llog­a­ri dhe ndryshim. Rama ik! Rama ik! Rama ik!”, tha protestue­si, ndër­sa thirr­ja u shoqërua nga tur­ma me slo­ganin “Rama ik!”.

Më tej, ai iu drej­tua Struk­turës së Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar, duke kërkuar het­ime ndaj kryem­i­nistrit dhe bashkëpunë­torëve të tij.

“Ne dëgjo­jmë çdo ditë pre­tendime për pre­sione, frikësime dhe ndikime mbi insti­tu­cionet e drejtë­sisë. Ju lutem SPAK, bëni detyrën tuaj.

Het­oni kryem­i­nistrin, të gjithë rrethin e tij. Ju lutem SPAK-ut, bëni një het­im për kryem­i­nistrin, për pasur­inë e tij dhe gjithë çfarë ka rro­tull”, u shpreh ai. Në fjalën e tij, protestue­si foli edhe për atë që e cilë­soi si mungesë reag­i­mi nga fak­torët ndërkom­bë­tarë.

“Ne shohim gjithash­tu një hes­ht­je që shpesh na duket e pakuptueshme nga fak­torët ndërkom­bë­tarë që prediko­jnë demokrac­inë”, nën­vi­zoi ai. Protes­ta para Kryem­i­nistrisë vijon në ditën e 23-të rad­hazi, ndër­sa orga­ni­za­torët kanë par­ala­jmëru­ar se tubimet do të vazh­do­jnë edhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading