“Të më telefonojë kur të kthehet në shtëpi”/ Ja biseda e autorit me familjarët e Eglantit pasi kishte vrarë shokun

Gaze­tari Igli Çel­meta ka zbu­lu­ar deta­je të reja tron­ditëse mbi vras­jen e Eglant Koçit nga miku i tij, Armand Shakaj, një krim që sipas het­imeve u pasua nga për­p­jek­je për të fshe­hur gjur­mët duke zhdukur trupin në majën e Kor­rës.

I ftu­ar në një stu­dio tele­vizive Çel­meta tre­goi se men­jëherë pasi kishte dalë nga komis­ariati, Shakaj ishte për­bal­lur me miq dhe famil­jarë të vik­timës, të cilët e kishin pyetur për pran­inë e tij në poli­ci.

Sipas gaze­tar­it, autori i dyshuar u kishte thënë se ishte mar­rë në pyet­je vetëm si per­son që kishte dijeni për ngjar­jen, pasi kishte komu­nikuar me Eglant Koçin ditën e zhduk­jes.

Mad­je, sipas Çel­metës, Shakaj kishte shkuar edhe më tej, duke u kërkuar famil­jarëve që ta njoftonin nëse Koçi kthe­hej në shtëpi, duke u shtirur si i shqetë­suar për të.

“Sapo ka dalë nga komis­ariati është ndeshur me miq, të afërm, famil­jarë të Eglant Koçit, autori i krim­it, dhe e kanë pyetur po ti çfarë do në komis­ari­at. U ka thënë se e kanë pyetur si per­son në dijeni, pasi atë ditë kishte folur në tele­fon me Eglan­tin. Mad­je u ka thënë të afër­mve, kur të kthe­het Eglan­ti në shtëpi i thoni të më tele­fono­jë pasi jam shumë i shqetë­suar dhe kam hum­bur kon­tak­tet. Pra autori i krim­it u kishte thënë këto fjali të afër­mve të Eglan­tit. Poli­cia sekue­stroi kam­er­at e sig­urisë dhe bren­da 24 orësh zbu­loi që Armand Shakaj ishte autori i dyshuar.

Ai kishte nuhatur që poli­cia po e zbu­lonte krim­in, edhe pse në kokën e tij djal­lë­zore, mënyra se si e kishte fshe­hur trupin, kishte men­d­uar se nuk do gjen­dej kur­rë.

Ai e çoi në lartës­inë më të mad­he, në majën e Kor­rës, për ta zhdukur. Poli­cia ka pajis­je të sofistikuara për sin­jal­iz­imin e tele­fonit celu­lar. Janë zbu­lu­ar fsha­trat ku ka pul­suar celu­lari dhe janë pyetur banorë të zonës dhe një bari që kishte parë autom­jetin e Shaka­jt”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading