
Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, merr leje të posaçme për të dalë nga qelia
Erion Veliaj është bërë baba për herë të dytë.
Sipas raportimeve, ditën e sotme ai ka marrë një leje të posaçme të miratuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dalë përkohësisht nga paraburgimi dhe për t’u shoqëruar drejt maternitetit, ku bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë.
Leja është dhënë për t’i mundësuar Veliajt të jetë pranë familjes në këtë moment të rëndësishëm, ndërsa ai vijon të ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të çështjes që po hetohet nga SPAK.