Deputeti i PD pyet kreun e SPAK nëse do ketë kërkesë të dytë në Kuvend për arrestimin e Ballukut, ja si përgjigjet kreu i SPAK

Në komi­sion­in e Lig­jeve, deputeti i Par­tisë Demokratike, Oerd Bylyk­bashi pyeti kre­un e SPAK, Klo­di­an Bra­ho, nëse do të ketë kërkesë të dytë në Kuvend për arres­timin e ish-zv.kryeministres Belin­da Bal­luku.

Bra­ho u përgjigj duke thek­suar se çësht­ja është nën hetim.Oerd Bylyk­bashi: Tani kemi akuzë për kor­rup­sion dhe pastrim të pro­duk­teve.

Do ketë sër­ish kërkesë për heq­je imu­niteti mbi bazën e provave dhe akuzave të reja?Klodian Bra­ho:

Ju prapë e lidhni pyet­jen me çësht­je konkrete. Nuk do kishte çësht­je nëse nuk do kishte shkel­je të lig­jeve.

Ju e keni të qartë qën­drim­in e Prokuror­isë, por edhe se si ka vazh­d­uar Prokuro­r­ia pas mospra­nim­it të kërkesës.

Unë sot nuk mund të para shpall një vendim­mar­rje, çësht­ja është nën het­im.

Nuk mund të them nëse do ketë apo jo, por do jetë një vendim­mar­rje e bazuar në ligj, duke mar­rë parasysh edhe arsyet pse Kuven­di ka ven­do­sur rrëz­imin e kërkesës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading