1 ton bajame të kontaminuara shiten në vend, AKU ngre alarmin: Mos i konsumoni, rrezik

Një rast shqetë­sues për sig­ur­inë ushqi­more është rapor­tu­ar së fund­mi, ku mbi 1,100 kilo­gramë bajame të dyshuara si të kon­t­a­min­uara kanë hyrë në treg dhe, sipas autoriteteve, pje­sa më e mad­he e tyre tash­më është shi­tur tek kon­suma­torët.

Autoriteti Kom­bë­tar i Ushqim­it (AKU) ka bërë një njof­tim urgjent, duke kërkuar që qyte­tarët të shman­gin kon­sum­imin e pro­duk­tit “BLANCHED ALMOND EXTRA FINE”, me datë skadence 22.10.2026, pasi anal­izat kanë zbu­lu­ar prani të acid­it hidro­cianik mbi kufi­jtë e lejuar, i cili mund të për­bëjë rrezik për shën­detin.

Sipas AKU-së, sin­jal­iz­i­mi ka ard­hur përmes Sis­temit Evropi­an të Alar­mit për Ushqimin (RASFF), i cili ka iden­ti­fikuar pro­duk­tin si të pasig­urt për kon­sum njerë­zor.

Pro­duk­ti me origjinë nga Span­ja është impor­tu­ar në vend nga sub­jek­tet Alban­ian Smart Dis­tri­b­u­tion sh.p.k. dhe Alta Group.

Autoritetet shpre­hen se sit­u­a­ta është veçanër­isht prob­lematike pasi, nga sasia e impor­tu­ar, pje­sa dër­rmuese është shpërn­darë tash­më në treg dhe ka për­fun­d­uar te kon­suma­torët fun­dorë.

AKU u kërkon qyte­tarëve që nëse e kanë blerë këtë pro­dukt, të mos e kon­sumo­jnë dhe ta kthe­jnë në pikën e shit­jes ose të kon­tak­to­jnë treg­tarin përkatës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading