Rritja e çmimeve/ Bëjini mirë llogaritë: Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

Rrit­ja e çmimeve në bregdetin shqip­tar po e bën pushuesin ven­das më të vëmend­shëm ndaj kra­hasim­it të çmimeve se kur­rë më parë…

Për shumë vite, Shqipëria u pro­movua si alter­na­ti­va ekonomike e Mes­d­heut, një des­ti­na­cion ku mund të shi­jo­hej deti me kos­to duk­shëm më të ulë­ta se në Gre­qi, Kroaci apo Itali.

Por vera e vitit 2026 po tre­gon se ky avan­tazh po zbe­het grad­u­al­isht. Sido­mos në jug të ven­dit, çmimet e ako­modim­it, shër­bimeve dhe të argë­tim­it janë rrit­ur në nivele që po i dety­ro­jnë pushue­sit shqip­tarë të bëjnë më shumë kra­hasime para se të rez­er­vo­jnë pushimet.

Dhër­miu, Jala, Himara, Ksamili dhe Saran­da mbeten ndër des­ti­na­cionet më të kërkuara, por njëko­hë­sisht edhe më të shtren­j­tat.

Sipas tar­i­fave të pub­likuara nga struk­tu­rat ako­mod­uese për sezonin veror 2026, një dhomë dyshe në një hotel me 3 ose 4 yje në Himarë dhe Sarandë kush­ton zakon­isht nga 80 deri në 150 euro për natë gjatë kor­rikut dhe gushtit.

Në Dhër­mi dhe Jal, ku ofer­ta është më e kufizuar dhe kërke­sa më e lartë, çmimet luhat­en zakon­isht nga 120 deri në 250 euro për natë, ndër­sa resortet dhe vilat pre­mi­um arri­jnë shpesh në 300–400 euro për natë dhe në raste të veçan­ta edhe më shumë. Çmimet dyfishohen për dhoma me kapacitete më të mëd­ha në rastet e famil­jeve me dy ose më shumë fëmi­jë.

Edhe tregu i aparta­menteve tur­is­tike nuk kon­sidero­het më ekonomik si dikur. Në Ksamil, një aparta­ment për katër per­sona kush­ton zakon­isht nga 100 deri në 180 euro për natë gjatë sezonit të pikut, ndër­sa pronat me pam­je nga deti apo pranë plazheve krye­sore arri­jnë lehtë­sisht mbi 200 euro për natë.Kjo do të thotë se vetëm ako­mod­i­mi për një famil­je mund të kush­to­jë nga 700 deri në mbi 1,500 euro për një javë pushime.

Ndërko­hë, Shqipëria vazh­don të ketë një ofer­të rel­a­tivisht të kufizuar të hoteleve “all inclu­sive” kra­ha­suar me Turqinë apo Egjiptin. Shu­mi­ca e struk­tu­rave të këtij llo­ji ndod­hen në zonën e Dur­rësit, Golemit, Shëngjinit dhe Velipo­jës. Pake­tat “all inclu­sive” për një famil­je me dy të rrit­ur dhe dy fëmi­jë zakon­isht kush­to­jnë nga 1,000 deri në 2,000 euro për një javë, në varësi të hotelit, peri­ud­hës së rez­ervim­it dhe nivelit të shër­bim­it.

Megjithatë, edhe në këto raste, shumë oper­a­torë tur­is­tikë vëre­jnë se difer­en­ca me pake­tat e ngjashme në Antalia apo në resortet egjip­tiane është bërë shumë më e vogël se në të kalu­arën, ndër­sa ofer­ta e aktiviteteve, sipër­faq­ja e resorteve dhe num­ri i shër­bimeve të përf­shi­ra shpesh mbeten më të kufizuara.

Kos­tot nuk mbaro­jnë me ako­mod­imin. Në shumë plazhe pri­vate, një set me dy she­z­longë dhe çadër kush­ton nga 15 deri në 30 euro në ditë, ndër­sa në zonat më ekskluzive të Jalës dhe Dhër­mi­ut çmimet arri­jnë shpesh 40 deri në 50 euro.

Për një famil­je që kalon shtatë ditë pushime, vetëm she­z­longët mund të shto­jnë 150–300 euro në faturën totale.Edhe ushqi­mi po zë një peshë gjith­n­jë e më të mad­he në bux­hetin e pushimeve.

Një drekë ose darkë për një famil­je me katër per­sona në zonat tur­is­tike kush­ton zakon­isht nga 40 deri në 80 euro, ndër­sa në restoran­tet më të frekuen­tu­ara pranë vijës bregdetare, fatu­ra mund të kalo­jë lehtë­sisht 100 euro.

Nëse shto­hen mëng­je­set, pijet, akul­loret, aktivitetet argëtuese dhe trans­porti lokal, shpen­zimet ditore mund të arri­jnë 70–150 euro edhe pa përf­shirë hotelin.

Agjencitë tur­is­tike të kon­tak­tu­ara thonë se janë këto kos­to që e bëjnë pushuesin shqip­tar më kra­ha­sues se kur­rë më parë.

Sipas tyre, në vend që të zgjed­hë automatik­isht bregdetin ven­das, ai po kra­ha­son çmimet me Kor­fuzin, Halkidikin, Pargën apo pake­tat “all inclu­sive” në Turqi.

Për një famil­je me katër anë­tarë, difer­en­ca mes një jave pushime në Jug të Shqipërisë dhe një pakete të orga­nizuar jashtë ven­dit është ngush­tu­ar ndjeshëm.

Në disa raste, sido­mos kur rez­ervi­mi bëhet disa muaj për­para, një paketë në Turqi me flu­turim, trans­fer­të, ushqim dhe pije të përf­shi­ra mund të rezul­to­jë me kos­to të ngjashme ose edhe më të ulët se një pushim i orga­nizuar indi­vid­u­al­isht në bregdetin shqip­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading